Përdorimi i etiketave të informacionit të ushqimit (i quajtur edhe informacion mbi të ushqyerit), është bërë gjerësisht i njohur në ditët e sotme. Ato mund të gjenden, pothuajse në të gjitha paketimet e ushqimeve të prodhuara dhe ndihmojnë për të bërë zgjedhje më të informuara, në lidhje me ushqimin që konsumoni.
Energjia
Etiketa ushqimore tregon sasinë e energjisë (matur në kiloxhaul), që gjendet në të dy masat në një dhe në 100 gram (ose 100 ml lëng) të produktit. Madhësitë e konsumimit janë të bazuara mbi faktin se sa konsumojnë njerëzit zakonisht.
Mund të përdorni informacionin e “sasisë për konsum” që të dini se çfarë po konsumoni dhe kjo është veçanërisht e dobishme në qoftë se jeni duke monitoruar sasinë e përditshme të kiloxhaulëve ose të ushqimeve të caktuara. Informacioni “Sasia për 100 g” është i dobishëm, në qoftë se doni të krahasoni 2 produkte të ngjashme, për shkak të madhësive që mund të ndryshojnë dhe që varen nga prodhuesi.
Nëse doni të humbni peshë, duhet të tregoni kujdes në masën e yndyrave, sheqernave dhe kiloxhaulëve të ushqimit në etiketat e ushqimit. Ushqimet që kanë yndyra dhe sheqerna të larta, kanë kiloxhaul të lartë.
Yndyrat e ngopura
Është gjithashtu e rëndësishme që të shikoni në etiketë, për sasinë e yndyrave të ngopura, të shënuar veç nga pjesa e yndyrave totale. Kjo lloj yndyre është veçanërisht e keqe për shëndetin tuaj – një dietë që është e pasur me yndyrë të ngopur, mund të rrisë nivelin e kolesterolit në gjak dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Yndyrat trans janë një lloj tjetër i yndyrave të këqija për shëndetin e zemrës. Yndyrat trans mund të rrisin sasinë e kolesterolit të keq në gjak dhe të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit “të mirë”, që çon në rritjen e përgjithshme të kolesterolit total të gjakut. Aktualisht, kjo nuk është e detyrueshme që të jetë e shënuar në etiketat e ushqimeve.
Sodiumi
Sasia e sodiumit tregon sesa kripë ka në ushqim. Ushqimet që janë të përshkruara me nivele të ulëta kripe duhet të kenë më pak se 120 miligram të sodiumit për 100 g (ose 100 ml në lëngje). Përmbajtja e kripës është informacion veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit me presion të lartë të gjakut, sepse një dietë e ulët në kripë rekomandohet shpesh si pjesë e trajtimit për këtë gjendje.
Ushqyes të tjerë relevantë
Ushqyes të tjerë, të tillë si fibrat dietike, kalciumi ose hekuri, janë të shënuar në panelin e ushqimit, nëse kërkesa është bërë në lidhje me ta.
Përbërësit
Përbërësit janë të shënuar në rend zbritës, sipas peshës së tyre, në kohën e prodhimit të produktit. Nëse uji përbën deri në më shumë se 5% të produktit final, ai duhet gjithashtu të jetë i shënuar si një përbërës.
Masa e përbërësve kyç – përbërësi përmendet zakonisht në emër të produktit, duhet të jetë i shënuar me një përqindje që tregon sesa pjesë e produktit përbëhet nga një përbërës. Në disa produkte, të tilla si buka e thjeshtë, nuk ka përbërës kyç.
Aditivët
Natyrorë ose sintetikë, aditivët e ushqimit mund të identifikohen edhe pa marrë parasysh sa e vogël është masa e përdorur. Aditivët e ushqimit duhet të jenë të shënuar me emrin e tyre dhe me një numër (p.sh. acid ushqim 331), në mënyrë që njerëzit të cilët janë të ndjeshëm ndaj aditivëve, të kenë mundësi t’i shmangin ato.
Alergjenët
Çdo përbërës që mund të shkaktojë reaksione të rënda alergjike tek disa njerëz (p.sh. arrat, ushqimet e detit, qumështi, vezët, soja), duhet të deklarohen në etiketë, edhe nëse ka vetëm një sasi shumë të vogël të atij përbërësi në produkt. Disa etiketa ushqimesh duhet të përmbajnë edhe një deklaratë këshilluese apo paralajmërimi, në qoftë se ushqimi përmban një substancë të shoqëruar me rreziqet shëndetësore, që njerëzit nuk mund të jenë të vetëdijshëm (p.sh. produkt blete, pelte të ndryshme, të cilat mund të shkaktojnë reaksione të rënda në njerëzit me astmë).
Shumë prodhues, edhe vullnetarisht, printojnë një paralajmërim se mund të ketë gjurmë të disa alergjenëve në ushqim edhe nëse ato nuk janë të listuara tek përbërësit. Kjo është zakonisht, për shkak se këta alergjenë janë përdorur në produktet e tjera, të bëra nga e njëjta fabrikë.
Ushqimet e modifikuara gjenetikisht (GM)
Çdo ushqim i modifikuar gjenetikisht, duhet të përmendet në etiketë me fjalën “i modifikuar gjenetikisht”. Gjithashtu, çdo ushqim i rrezatuar duhet të identifikohet.