Policia rumune ka filluar hetimet pas publikimit në internet të një videoinçizimi ku disa njerëz qeshin dhe nuk ndërmarrin asnjë hap për t`i ndihmuar një burrë dhe një grua që po mbyteshin para syve të tyre, transmeton Dejli mejl.
Incidenti ka ndodhur gjate fundjvës së kaluar kur 47 vjeçari Kalin Neagu me gruan e tij 45 vjeçare Dana, po përpiqeshin ta kalojnë një lum të fryrë nga shirat diku në veri të Rumanisë.
Më vonë trupat e tyre u nxorën nga lumi, kurse policia po heton vdekjen e tyre.
Në videon që më vonë u shfaq në Youtube, mund të shihet se si çifti bashkëshortor po tenton ta kalojë lumin Jiu me kalë dhe dy qere. Derisa ata po përpiqen ta mundin stihinë e ujit, njerëz nga një varkë në afërsi të tyre filmojnë çdo gjë që ndodh para tyre dhe – qeshin.
Qeshja e tyre dëgjohet shumë qartë, gjithashtu edhe shakatë që bëjnë me njëri-tjetrin, ndërsa çifti bashkëshortor po bënte përpjekjet e fundit për t`u tërhequr nga uji../tetovanews.info





