Disa manifestues ukrainas të mbledhur dje para ambasadës ruse në Kiev hoqën flamurin, përmbysën automjetet diplomatke dhe goditën me vezë pas sulmit të kryengritësve në lindje, ku rrëzuan një avion ushtarak duke vrarë 49 persona.
Mes rreth 300 manifestuesve, njëri prej tyre hipi në murin e ambasadës dhe hoqi flamurin rus ndërkohë që turma thërriste “Fashistë”.
Manifestuesit përmbysën të paktën shtatë vetura me targa diplomatike para se të thyenin xhamat.
Ata goditën me vezë drejt godinës, që ndodhet në një lagje në periferi të Kievit. Në pankartat e manifestuesve shkruhej “Rusia vrasëse!”, “Kremlin shporru!” ose “Jo negociatave me Putinin”.
Ndërsa rreth 10 policë që ndodheshin aty pranë vërrenin ngjerjet por pa ndërhyrë.












