Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmed Davutoglu, po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd. Pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq, Davutoglu ka thënë se “popujt e Ballkanit janë si një familje” dhe se “në mënyrë vëllazërore mund t’i zgjidhin të gjitha mospajtimet”. Davutoglu ka thënë se Turqia e konsideron Serbinë si “fqinj të parë” dhe se dy vendet kanë shumë gjëra të përbashkëta, raporton B92. Në pyetjen e gazetarëve se a do të thotë vizita e tij në Beograd fund i mospajtimeve midis Serbisë dhe Turqisë, për shkak të deklaratës së kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdoghan, se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”, Davutoglu ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë. “Nuk e kam zgjedhur kurrë se kur duhet të vizitoj Beogradin; Beogradin e kam qytet mik, në të cilin dëshiroj të vi shpesh”, ka thënë Davutoglu./rel
Home »
» Davutoglu: Popujt e Ballkanit janë si një familje
Davutoglu: Popujt e Ballkanit janë si një familje