Dashuria nr. 2 e Kadaresë dhe një foto e largët me gjyshin e Rita Orës


“Historia e dashurisë” u shkrua në dy romane. Njëri i përkiste realizmit socialist, tjetri, imi, s’kishte të bënte me të…” Shkrimtari Ismail Kadare këto ditë është rrëfyer në media për romanin e parë të tij “Mjegullat e Tiranës” shkruar gjatë  kohës kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në vitin  1957-1958. Por në lidhje me titullin ai tregon: “Ky roman nuk ka  pasur asnjëherë titullin “Mjegullat e Tiranës”. Ai titull nuk ka qenë  veçse një gabim i kujtesës sime. E kam quajtur, me sa duket kështu, në ndonjë bisedë me shokët, dhe më pas, sinqerisht për një kohë të gjatë, e kam besuar si të vërtetë. Titulli, në të vërtetë, ka qenë  “Dashuria Nr. 2”. I pyetur nëse ka doza snobizmi në këtë titull, ai tregon: “Ishte një lloj kundërshtimi i “dashurisë romantike”, që ngjante si tipar i prapambetur, i një letërsie të prapambetur. Një lloj  shpalljeje se kishte ikur koha e “dashurisë së vetme”, që “s’harrohej kurrë” etj., etj., dhe në vend të këtij sublimimi, dashuria, si shumë gjëra të tjera, mund të kishte një numër! Në të vërtetë, e gjithë  kjo ishte një trill, me të cilin ne studentëve na pëlqente të gënjenim veten. Siç mund të duket nga vetë romani, ne dashuronim gati-gati njëlloj si më parë, me po ato dufe e psherëtima, ndonëse hiqeshim si cinikë modernë”. Siç ka treguar me tej Kadare, ky është romani i tij i parë dhe i vërtetë, mbi faktin se përse nuk u botua asnjëherë më parë, ai nuk ka një përgjigje konkrete. Përveç krijimit të tij kemi zbuluar edhe një foto të largët të shkrimtarit në moshën e rinisë. I madh Ismaili që atëherë e ka kuptuar që dashuritë janë me… numra.