ÇUDI E PAPARË: Gjysmë grua, gjysmë dhelpër (VIDEO)

Kjo kreaturë e pazakontë ndodhet në kopshtin zoologjik të Karaçit dhe banon në një kafaz special



Nëse ndonjëherë ju bie rruga për në Pakistan, atëherë do të duhet që patjetër ta vizitoni kopshtin zoologjik në Karaçi ku do të shihni një pamje të pabesueshme – dhelprën me kokë gruaje. Në fakt, do të takoni Mumtaz Begun, qenien mitologjike me trup dhelpre dhe kokë njeriu.
Ky atraksion turistik është vendosur në një kafaz special të kopshtit zoologjik. Vizitorët më së shumti vijnë që të vizitojnë Mumtazin sesa kafshët e tjera të rëndomta të kopshtit zoologjik.


Megjithatë, këtu nuk është fjala ndonjë kombinim drithërues njeri-kafshë.
Në fakt, pas fytyrës së Mumtazit fshihet një mashkull, Murad Ali (33), i cili çdo ditë nga 12 orë e luan këtë rol. Para tij, dhelpra me kokë femre ka qenë babai i tij.
Në kopshtin zoologjik paguhet biletë e veçantë për Mumtazin, që kushton 10 cent. Për këto para Mumtazi flet me vizitorët dhe iu parashikon të ardhmen.


Drejtori i kopshtit zoologjik thotë se gratë dhe fëmijët janë vizitorët më të rregullt.
- Ata vijnë ta shikojnë dhe të flasin me të. Kjo është art, kurse Aliu e luan këtë rol si aktor dhe i argëton vizitorët – tha drejtori./tetovanews.info

Shikojeni videon:
Shikojeni videon: