Clinton: Putini kupton vetëm forcën


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, bën thirrje për një “kurs të ri” në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë. Në librin e saj “Hard Choices” (Zgjedhje të vështira), ajo thotë se SHBA-ja “duhet të prekë butonin e pauzës” në bashkëpunimin e ri me Rusinë. Ajo thotë se “forca dhe vendimi” janë e vetmja gjuhë që kupton presidenti rus, Vladimir Putin. Clinton po ashtu thotë se jo të gjithë në Shtëpinë e Bardhë pajtohen me analizat e saj “relativisht të asjpra”, pa ofruar specifikat. Libri i Clintonit do të publikohet më 10 qershor./rel