Çfarë është Virusi i papilomës njerëzore?



Virusi i papilomës njerëzore ( Papiloma virus ose HPV) është përgjegjësi i kancerit në qafën e mitrës, i pari tumor i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si tumor totalisht me prejardhje nga një infeksion. 

Ekzistojnë 1200 lloje të ndryshme nga këndvështrimi gjenetik (gjenotipe) të virusit HPV, i aftë të infektojë njeriun, një e treta është i lidhur me sëmundjet (patologjike) të pjesës anogenitale, qoftë beninjë ashtu edhe malinjë. 

Nga këta gjenotipe, tipi 16 është përgjegjës i gati 50% të rasteve të kancerit në qafën e mitrës, tipi 18, përgjegjës i 20 % dhe pjesa mbetëse 30%. 

Gjenotipet 6 dhe 11 jane përgjegjës të lythave gjenitale.