Burgjet e mbipopulluara dhe të tmerrshme të Brazilit (FOTO) (VIDEO)


Këto imazhe befasuese tregojnë sesi është të vuash dënimin në një nga burgjet e mbipopulluara të Brazilit, ku huliganët e futbollit mund ta gjejnë veten nëse shkaktojnë probleme gjatë Kupës Botërore.

Fotografit italian Giuseppe Bizzarri iu dha mundësia e rrallë të hyjë në burgjet më famëkeqe të Sao Paulos, ku fansat e futbollit mund të mbahen nëse shfaqin shenja dhune gjatë eventit sportiv.

Fotografi, që i përshkruan burxhet si universitetet e krimit, tha se firma kriminale First Capital Command (FCC) kontrollon trafikun e drogës dhe të armëve në Sao Paulo.

Fotografi, që ka jetuar në Brazil për 20 vjet, tha: “Burgjet braziliane janë si universitet krimi. Organizatat kriminale kryesore lidhen për të organizuar trafikun mes tyre dhe më vonë ia dërgojnë planet atyre që janë jashtë.

Situata ka ndryshuar shumë që kur FCC ka marrë kontrollin brenda burgjeve në Sao Paulo, ku ndodhet shumica e të burgosurve të popullsisë braziliane.