Adelajda Xhamani
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka dërguar në "TV Klan" një letër ankese kundrejt gazetarit Blendi Fevziu dhe emisionit të tij "Opinion". Ankesa e kishës i referohej emisionit me titull "Kryepeshkopi i Serbisë dhe Kisha e Janullatosit", të datës 3 qershor. Sipas kishës, ky titull dhe vetë përmbajtja e emisionit shtrembërojnë qëllimisht të vërtetën dhe keqinformojnë teleshikuesit. Drejtuesi i "Opinion", Blendi Fevziu, i cilëson si qesharake këto akuza. Për suplementin "Summer Pages" të "GSH", ai sqaron se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, trajtohet në emisionin e tij njësoj si të gjitha institucionet e tjera fetare, dhe madje ka pasur gjithmonë një hapësirë të gatshme për të qenë e pranishme në debat, por ka refuzuar. Fevziu saktëson se refuzimi i personazheve për të qenë në studio nuk mund ta ndalojë diskutimin e temave të caktuara, pasi ata zëvendësohen me zëra të tjerë që kanë mendime të ngjashme apo të njëjta, ndaj "askush nuk mund ta diktojë debatin publik dhe as mund ta devijojë atë".
Z. Fevziu, si i gjykoni akuzat për shtrembërim të së vërtetës dhe keqinformim nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ndaj jush dhe emisionit tuaj?
Kam përshtypjen që nuk thotë tamam këtë gjë letra. Në ankesën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ka ankesa për dy gjëra. E para për titullin e emisionit, e dyta për praninë në emision, jo në studio, të At Nikolla Markut, drejtues i Kishës së Shën Mërisë në Elbasan. E para është qesharake. Titulli i emisionit, si edhe i artikujve në gazetë, vihet nga gazetari. Nuk di që, deri më sot, kisha të caktojë edhe titujt e gazetave. Edhe kësaj interviste që po ju jap sot, titullin do t'ia caktoni ju, jo unë. Ju e dini se cili titull i shkon më mirë. Emisioni 'Opinion' nuk është Protokolli i Shtetit, nuk ka detyrim të përmendë titujt nga fillimi në fund. Kishës nuk i falet të gabojë. Në letrën që çon, thotë që unë Irinejin e kam quajtur Kryepeshkop të Serbisë, po ai qenka Patriark i Serbisë. Sot pashë në 'web', që në fakt ai quhet Patriark i Serbëve, dhe kjo nuk është e njëjta gjë me protokoll. Po kjo s'ka asnjë rëndësi. E dyta, prania në emision e At Nikolla Markut, nuk është një gjë që vendoset nga kisha dhe as ka të drejtë asnjë njeri në botë, të më imponojë mua se kë të fus e kë të nxjerr nga studioja apo emisionet e mia filmike. E do apo s'e do Janullatosi At Nikolla Markun, ky s'është problemi im. Edhe nëse At Nikolla s'e do Janullatosin, sërish ky nuk është problemi im. As e kam caktuar unë atë prift dhe as e di si ka ardhur në krye të kishës së Shën Mërisë. At Nikolla Marku, Janullatosi, të krishterë apo myslimanë, të majtë apo të djathtë, do të vijnë në atë studio në varësi të zhvillimeve të ditës. Praninë e tyre e përcakton vetëm interesi i emisionit.
A mendoni se përfaqësuesit e Kishës Ortodokse janë realisht të fyer?
Këtë nuk e di, pyesni përfaqësuesit e saj.
Në letrën e dërguar televizionit tuaj, shkruhej se nuk është hera e parë që emisione si i juaji shpifin kundër kishës. Ka ndodhur herë të tjera të keni marrë ankesa? Si janë raportet tuaja me këtë institucion?
Nuk di të ketë pasur ankesa të tjera. Por di me saktësi të them që, kjo që ka ndodhur nuk është një problem i yni, por një problem i Kishës Autoqefale dhe marrëdhënieve të saj publike. Po jua sqaroj. Parimi i emisionit është që të ndërtohet mbi ngjarjen ose debatin e ditës dhe në debat ftohen palët e përfshira në të. Nëse njëra palë refuzon të vijë, ajo zëvendësohet me institucione apo persona që kanë mendime të ngjashme ose të njëjta me palën e përfshirë në debat. Dhe thelbi i debatit funksionon. Ideja që, duke u tërhequr, do ta lënë problemin të harrohet, nuk funksionon. Ua kemi bërë të qartë edhe politikanëve. Nëse nuk vijnë, vendin e tyre e zënë analistët që kanë përqasje të afërt me idetë e tyre. Askush nuk mund ta diktojë debatin publik dhe as mund ta devijojë atë. E drejta e tyre është të ftohen dhe të shprehin idetë e tyre. Nëse nuk duan, zëvendësohen me të tjerë. Për shembull, në rastin e shqiptarëve të ftuar në Siri, Komuniteti Mysliman nuk pranoi të dërgonte njeri, por debati u bë. Për heqjen e lejes së xhamisë së madhe, Komuniteti po ashtu nuk dërgoi njeri, por debati u bë. Në muajin maj kishte një debat të ngjashëm të titulluar: A po paragjykohen myslimanët në Shqipëri? Komuniteti Mysliman po ashtu nuk pranoi të vinte, por debati u bë. Nuk e kuptoj përse Kisha Ortodokse duhet të ndihet e privilegjuar?! Përse kur refuzojnë të vijnë, nuk duhen trajtuar njësoj si gjithë besimet e tjera fetare? Si Komuniteti Mysliman në këtë rast? Ka më shumë se një vit që i kemi bërë ftesë zotit Janullatos të vijë për intervistë dhe është shmangur. Kisha ka punën e saj, por edhe media ka të vetën. Të krijosh idenë se po diskriminohesh, kur edhe komunitetet e tjera fetare janë trajtuar po kështu, do të thotë thjesht të gënjesh! Ndaj kisha duhet të thotë që ka pasur disa herë kërkesa për të dhënë versionin e saj të ngjarjeve dhe s'e ka bërë. Dhe duhet të dijë që po ky qëndrim është mbajtur edhe ndaj të tjerëve.
Po me vetë Janullatosin, çfarë raportesh keni? Ju ka rastisur ta takoni nga afër apo ta intervistoni?
Jo, nuk e kam njohur ndonjëherë. Para një apo dy vitesh i kemi dërguar një kërkesë për intervistë, por nuk pranoi. Në këtë rast duhet të sqaroj se në studio, njeriu ftohet kur gazetari ka diçka për ta pyetur, jo për të bërë ai reklamë kur nuk ka asnjë zhvillim. Por nuk e kam njohur personalisht.
Kisha gjithashtu ka kritikuar edhe të ftuarit që kishit në panel. Si i gjykoni veprimet e Kishës Ortodokse, si shqetësim për faktin që njerëz të caktuar vënë në dukje gabimet e tyre, apo si një mënyrë për t'u mbrojtur?
Secili nga ne nuk ndihet mirë kur e kritikojnë; secilit nga ne nuk i pëlqen kjo gjë. Por në botë nuk ka një sistem më të mirë sesa ky i shoqërisë së hapur dhe i fjalës së lirë. Ai sistemi tjetër, kur fjalët, mendimet dhe opinionet kontrolloheshin, dështoi me turp. Dhe kisha e di mirë se çfarë lloj dështimi ishte ai. I pëlqen kishës Artur Zheji apo At Nikolla Marku, kjo s'ka rëndësi fare. S'ka rëndësi as nëse Janullatosi i pëlqen apo jo njërit prej këtyre. Gjithsecili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe kjo është fitore. Mjafton që opinioni të jetë në kufijtë etikë.
Letra e Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
Në ankesën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, dërguar drejtorisë së "TV Klan" në datën 10 qershor 2014, shkruhet: Jemi të detyruar të shprehim publikisht protestën tonë për emisionin tuaj "Opinion" të datës 3.6.2014 me titull "Kryepeshkopi i Serbisë dhe Kisha e Janullatosit". Edhe vetëm titulli që mbizotëronte gjatë tërë emisionit, tregonte qartazi shtrembërimin e qëllimshëm të së vërtetës, duke keqinformuar telespektatorët. Nuk ka "kryepeshkop" të Serbisë, por patriark të Serbisë. Sa i takon emrit të kishës sonë, emri i saj është Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Për fatin e mirë, prania e tre intelektualëve të njohur orthodhoksë, kthjelltësia, njohja e plotë e çështjes, dinamizmi i tyre, i hodhi poshtë sulmet e organizuara dhe argumentet e gënjeshtërta që u sollën. Me gjithë këto, ishte shumë e qartë parapërgatitja sistematike me shfaqje videosh të fabrikuara, si dhe predispozita e përgjithshme për të bërë shpifje duke promovuar një person të dyshimtë, që e përdori për të mashtruar opinionin publik, ndërkohë që asnjë Kishë Orthodhokse në botë nuk e njeh si prift. Nuk pati asnjë informim objektiv në lidhje me ngjarjen historike të Përurimit të Kishës së re Katedrale dhe të pranisë së personaliteteve të shquara nga e gjithë bota orthodhokse, që nderuan Shqipërinë. Nuk është hera e parë që nëpër këto emisione përpiqen të shpifin kundër kishës sonë. Në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për fyerje të Kishës Orthodhokse, por edhe për shkelje të kodit të etikës së gazetarisë dhe mbi të gjitha kemi të bëjmë me minim të harmonisë fetare gjë, për të cilën mburret Shqipëria. Siç është bërë e njohur nuk ka pasur ndonjëherë emisione televizive ku anëtarë të Kishës Orthodhokse të jenë përpjekur të sulmojnë ose të kenë fyer me çfarëdolloj mënyre komunitete të tjera fetare të vendit. Është koha të marrin fund shpifjet televizive ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, anëtarë të së cilës janë qindra mijë qytetarë shqiptarë si dhe ato kundër primtatit të saj, të cilët siç është pranuar nga të gjithë, i respektojmë si të gjithë dhe u bëjmë mirë të gjithëve.