“Nuk ka më rëndësi se kush është në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Nomi Prins, ish-drejtorja Menaxhuese e Goldman Sachs, në librin e saj të ri të titulluar “All The President’s Bankers: The Hidden Alliances That Drive American Power”. “Presidentët nuk përpiqen më as të fitojnë mbështetjen e bankierëve për politika popullore dhe bankierët jo në përputhje me nevojat e ekonomive kombëtare. Nuk ka asnjë kundërbalancë ndaj pushtetit të tyre”.
Prins, e cila gjithashtu ka punuar për Bear Stearns, Lehman Brothers dhe Chase Manhattan Bank, është tani anëtare në qendrën kërkimore Demos dhe anëtare e Këshillit Këshillmor për Rezervën Federale e Senatorit Bernie Sanders. Salon ka folur me Prins rreth një shekull intimiteti presidencial me bankierët; mbrojtjen e pushtetit të bankave të mëdha nga Barney Frank dhe sesi të “prishim aleancat” përpara se ato të na “shkatërrojnë ne”. Një version i përmbledhur e kësaj bisede vijon më poshtë.
-Nuk është aspak sekret se bankat e mëdha luajnë një rol të madh në përcaktimin e politikës bankare të Shteteve të Bashkuara. Libri juaj argumenton se ato luajnë një rol të madh në të gjitha llojet e fushave, si ajo e politikës së jashtme. Sa i gjerë, i thellë dhe konsistent është roli i bankave të mëdha në politikëbërjen amerikane?
Gjatë të gjithë shekullit që kam shqyrtuar, që fillon me Panikun e 1907… ajo çka gjeta duke hyrë në arkivat e çdo presidenti është se, nëpër shumë ngjarje dhe periudha, bankierë të caktuar qenë në komunikim konstant me Shtëpinë e Bardhë, jo vetëm rreth politikës financiare, ekonomike dhe, për pasojë, tregtare, por edhe rreth aspekteve të Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore apo Luftës së Ftohtë, në termat e ekspansionit që Amerika po përjetonte si superfuqi në botë, politikisht, mbështetur nga ekspansioni financiar i komunitetit bankar.
-Dhe në çfarë drejtimi e lëvizi kjo politikën? Si u bënë këto politika ndryshe nga sa do të kishin qenë pa influencën e bankierëve?
Ishte më tepër një pyetje se cilat grupe, në qeveri dhe në komunitetin financiar, po punonin sëbashku për të shtyrë të njëjtat politika. Për shembull, në fillimet e Luftës së Parë Botërore, Woodrow Wilson kishte adoptuar fillimisht një politikë neutraliteti. Por, Morgan Bank, e cila ishte banka më e fuqishme në atë kohë dhe që përfundoi, duke financuar 75 për qind të financimeve të forcave aleate gjatë Luftës së Parë Botërore… e shty Wilson nga pozicioni i neutralitetit më shpejt sesa ai mund ta kishte bërë, për shkak të dëshirës së saj për të qenë të përfshirë me njërën palë të luftës. Tani, në palën tjetër të luftës, ishte për shembull, National City Bank, e cila megjithëse punonte me Morgan Bank në financimin e francezëve dhe britanikëve, nuk e kishte problem që të punonte me financimin e disa gjërave të palës gjermane, siç bëri Chase …
Kur Eisenhower u bë president … Shtetet e Bashkuara po e përjetonin këtë ekspansion nëpërmjet sigurimit, sipas doktrinës së tij, të mbështetjes dhe ndihmës ushtarake për vendet nën të ashtuquajturin kërcënim të rënies nën sundimin komunist … Ajo çka bankierët bënë ishte se hapën qendra, në zona të tilla si Kuba, në zona të tilla si Bejruti dhe Libani, ku Shtetet e Bashkuara gjithashtu donin të siguronin një bastion në betejën e tyre të Luftës së Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik. Kështu, mbivendosja e politikës financiare dhe asaj të jashtme qe në pjesën më të madhe në linjë.
Kështu, në vitet shtatëdhjetë, ajo u bë më pak në linjë, për shkak se pavarësisht që Amerika po ndiqte iniciativa të politikës së jashtme në termat e ekspansionit, bankierët gjetën naftën dhe bënë një përpjekje ekstreme për të aktivizuar marrëdhëniet në Lindje të Mesme, të cilat më pas qeveria amerikane i ndoqi. Për shembull, në Arabinë Saudite e kështu me radhë, ata siguruan akses në petrodollarë dhe më pas e ricikluan atë në borxhin e Amerikës Latine dhe forma të tjera huazimi anembanë globit. Kështu që, kjo situatë e drejtoi qeverinë amerikanë.
-Ju vëreni se bankat luajtën një rol domethënës në mbështetjen e kalimit fillestar të ligjit Glass-Steagall dhe, dekada më vonë, në abrogimin e tij … Gjithashtu, ju shkruani se pushteti i presidentit u “zvogëlua relativisht me atë të bankierëve gjatë periudhës pas Nixon”. Si i shpjegoni këto spostime?
Komuniteti banker, në mënyrë të veçantë Chase i drejtuar nga David Rockefeller, u zgjerua shumë agresivisht në Lindje të Mesme, për t’u përfshirë në riciklimin e petrodollarëve. Gjithashtu, aty u bë një spostim në konfigurimin e të punuarit me presidentët nga më shumë objektiva të interesit publik dhe kombëtar, si dhe u bë një klub shumë më tepër privat. Pastaj kishin gjithë këtë mal tjetër me para dhe ky qe një nxitës për të vepruar më agresivisht dhe jo domosdoshmërisht nevojitet të ishte plotësisht i rakorduar me politikën publike, qoftë në mbështetje të saj apo ta kishe atë. Por më pas, nga vitet tetëdhjetë e nëntëdhjetë, për shkak se kishin ricikluar agresivisht gjithë këtë para nafte në borxhin latinoamerikan dhe kuptuan se, përballeshin me një krizë borxhi të Botës së Tretë latinoamerikan, ata u kthyen nga qeveria amerikane, nga Reagan e George [H.] W. Bush, dhe i thanë: “Ju e dini, ne kemi një problem: Tani kemi nevojë për mbështetjen tuaj, na duheni tek Banka Botërorë; na duheni tek FMN-ja; duhet të na mbështesni, pasi nuk duam të humbasim paratë që sapo i ricikluam agresivisht”.
Kështu, për shkak se e siguruan mbështetjen qeveritare dhe shpëtimin e borxhit të Botës së Tretë, ata kuptuan se kjo ishte kohe për të bërë njëfarë shtytjeje përpara në çmontimin e aspekteve të rregullimit, që i kishte lidhur ata. Ajo çka shikojmë në histori është se, kurdoherë që ka periudha ku bankierët kanë humbur para, ata duan të rigrupohen dhe të gjejnë mënyra për të bërë para të reja. Dhe nëqoftëse rregullimet priten të fusin hundër, atëhere ato duhen hequr. Kështu që gjatë administratës Bush i I-rë, pati presione të mëdha për t’i hequr aspekte të Glass-Steagall, që kulmuan në abrogimin e plotë e këtij ligji nën Clinton. Periudha që pasoi abrogimin, në mungesë të barrierave ndaj aktivitetit global, spekulimit të përzier me rritjen e aktivitetit të derivative dhe kompleksitetit të ujdive dhe sigurive financiare, ishte se ne e gjetëm veten në krizën e vitit 2008.
-Libri juaj argumenton se, natyra e afërsisë së presidentëve me bankierët ka ndryshuar, duke u bërë më pak e ngulitur në marrëdhëniet personale. Është ky lloj intimiteti më i vështirë për t’u njohur apo për t’u shkulur?
Një prej gjërave që është mjaft e qartë për rreth 60 vitet e para e shekullit të XX-të ishte miqësia, lidhjet familjare, shëtitjet me jaht, evenimentet sociale që ndanin presidentët dhe bankierët… Joseph Kennedy, i cili nën FDR-in ishte bërë kreu i parë i SEC-it, u bë ambassador në Mbretërinë e Bashkuar dhe e mbajti këtë mbrëmje gala në Londër, ku e bija e tij Kathleen ju prezantua shoqërisë atje. Djali i tij i ri John F. Kennedy, shoqërohej me David Rockefeller dhe të dy krijuan një marrëdhënie më vonë, nëpërmjet së cilës Rockefeller u përpoq ta shtynte John F. Kennedy që të mbështeste ekspansionin e kapitalit privat në Amerikën Latine… LBJ-I do t’i ftonte bankierët në fermën e tij thjesht për qejf. Eisenhower do t’u shkruante letra entuziaste disa prej miqve të tij tek Morgan Bank rreth faktit sesa nevojë kishte për ta dhe sa i lumtur dhe mirënjohës u ishte, që ata qëndronin në anën e tij e kështu me radhë …
Ndërsa dekadat vazhdojnë, ndërsa të përkëdhelurit e këtyre familjeve dhe njerëzve hynë në institucionet me para… ata qenë më pak të lidhur me finesën sociale, lidhjet familjare dhe dekorin e kaluar dhe u bë gjithnjë e më shumë çdo njeri për vete … Kjo e bëri një gjë të tillë shumë më funksionale sesa nocioni i shoqërimit dhe i kënaqjes në shoqërinë e njëri-tjetri dhe të qenit të afërt … Në këto dekadat e fundit, më shumë sesa vetëm individë që lidheshin me njëri-tjetrin në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë, nëpërmjet vizitave në Shtëpinë e Bardhë, letrave e kështu me radhë, ata janë zmadhuar nëpërmjet lobistëve, avokatëve dhe qindra llojet e njerëzve midis marrëdhënieve, që lëvizin të gjitha llojet e fijeve në Washington, për të ndikuar politika që janë fitimprurëse për komunitetin bankar.
-A krijon ky spostim një bazë më të mbështetshme për intimitet midis politikanëve dhe bankierëve, teksa bëhet më së pari një intimitet strukturor më shumë sesa një intimitet personal?
Po … Në fillim, ai ishte thellësisht personal dhe strukturor. Midis periudhës së Depresionit të Madh deri në vitet gjashtëdhjetë, ai shërbeu si një mënyrë për të përmirësuar pushtetin e njëri-tjetrit, ashtu si globalisht fuqinë politike dhe financiare amerikane. Ndërsa më pas, duke u ndryshuar marrëdhënia nga më pak personale në një më funksionale dhe më strukturore, nuk e ndryshoi faktin se, qeveria dhe bankierët besonin të njëjtat gjëra dhe besoj që një strukturë bankare e fuqishme – “kompetitive” ishte fjala që përdorej shpesh në vitet tetëdhjetë e nëntëdhjetë – në Shtetet e Bashkuara çoi edhe në një pozicion më të fuqishëm ndërkombëtarisht të saj. Dhe ideja e thjeshtësisë personale apo e shërbimit të interest publik nuk ishte më faktor, ashtu siç kishte qenë, kur ekzistonin marrëdhënie personale më të ngushta, përpara kësaj periudhe.
Kështu që bankierët sot … prej natyrës së gjithë këtyre dekadave intimiteti personal, ashtu si dhe marrëdhënieve strukturore, ashtu si dhe të kompleksitetit të tregjeve financiare në përgjithësi, kanë arritur një pozicion në të cilin nuk ndajnë pushtet aq shumë me presidentët dhe qeverinë, teksa ushtrojnë më shumë pushtet, për shkak të kontrollit të kaq shumë kapitali dhe kaq shumë në aspektin e ekonomisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Vetë ju jeni një veteran banke. Duke rrëmuar nëpër administratën Obama, dokumentoni numrin e njerëzve me përvojë bankare të konsiderueshme që janë në pozicione politikëbërjeje. Argumenti thotë se, ata janë njerëz që kanë përgatitje për ta bërë punën. Si e konsideroni një gjë të tillë?
Korridori midis Washington dhe Wall Street përshkohet prej një kohe të gjatë nga bankierët. Diferenca e paktë në historinë e kaluar është se shërbenin gjithashtu në pozita jo vetëm në Thesar apo trupat rregullatore, por shërbenin gjithashtu në Departamentin e Mbrojtjes, ashtu si dhe … në poste të ndryshme sigurie. Ideja se vetëm bankierët mund ta kuptojnë sesi ta rregullojnë sistemin banker dhe kanë një lloj nevoje të lindur për ta bërë një gjë të tillë, ka qenë ky falsitet që ka rezultuar në krizat që kemi parë. Realiteti është se, nëqoftëse dikush shkon në Washington dhe kupton se mund të dalin më vonë prej tij, bëjnë miliona dollarë nëpërmjet sigurimit të një pozite në një bankë siç bëri Robert Rubin … Ne kemi parë në shumë raste se, fuqizimi i bankave është rruga e zgjedhur…
Tani, mua nuk më është ofruar ndonjë pozitë në Washington. Kam qenë kritike ndaj Wall Street qysh kur jam larguar, kryesisht për shkak të praktikave që po zhvillonin kur po punoja në industrinë bankare. Por zëra si ky i imi realisht nuk kërkohen në Washington, sepse nuk ekziston një dëshirë e vërtetë për ta reformuar industrinë bankare dhe mbrojtur taksapaguesit dhe tregjet financiare në përgjithësi…
-Disa njerëz do ta lexojnë librin tuaj dhe thonë se, kur i jepni qeverisë një rol të madh në rregullimin e bankave dhe industrive të tjera, kapje rregullatore sipas dëshirave të JP Morgan Chase, në kurriz të bankave më të vogla dhe të klientëve, është thjesht e pashmangshme dhe kështu që alternativa më e mirë është të derregullohet. Si e gjykoni këtë argument?
Dëgjo, ne realisht nuk e kemi një fushë bankash tejet të rregulluara. Kemi shumë rregulla, por nuk kemi të njëjtin lloj rregullimi që kemi pasur në vitet tridhjetë, që ndante paranë pozitive nga tregtimi dhe investimi spekulativ, si rezultat i rënies së 1929. Ne nuk e kemi një mjedis, ku ajo çka promovohet si reformë në Washington — për shembull, ligji më i fundit Dodd-Frank — të jetë jashtëzakonisht efektive. Ai nuk e ka reduktuar magnitudën e titujve komplekse, nuk e ka reduktuar bashkëvarësinë, bashkërreziqet e derivative që secili prej këtyre institucioneve të mëdha ka me njëri-tjetrin. Testimet e tensionit për këtë bashkëvarësi nuk janë as pjesë e testimeve të tensionit të bankave të mëdha të Federal Reserve. Ata shikojnë në aspekte të tjera, sikur të ketë një falimentim në një klient në një bankë – ky është testimi i tensionit të tyre për një bashkëvarësi masive të rrezikut. që këto banka kalojnë. Kështu që. realisht nuk jemi në një pozicion rregullues të mirë, kështu që nuk keni çfarë mund të derregulloni më tej.
-Kështu që do të thoja se, kishim një sistem financiar shumë më tepër të qëndrueshëm, një barazi më të fuqishme të pasurisë dhe ekonomisë në vend, nga vitet tridhjetë deri në vitet gjashtëdhjetë, dhe bankat qenë akoma në gjendje të bënin para dhe Amerika ishte akoma në gjendje të zgjerohej mjaft agresivisht, në një platformë rregullatore shumë më të rreptë. Kështu që pyetja është: çfarë është më mirë për Amerikën?
Ideja e stabilizimit të sistemit nëpërmjet pasjes së më shumë rregullim që është mjaft i strukturuar, në kundërvënie ndaj qindra faqeve me rregulla me të çara, që është ajo që kemi tani, përballë pasjes së rregullimit të pastrukturuar… Është më e sigurtë dhe ekonomikisht më mirë t’i bësh rregullat mjaft të qarta – e dini, për t’i larguar lobistët, për t’i larguar avokatët, për t’i bërë rregullat e qarta, shumë të qarta: Institucionet tuaja nuk mund t’i kenë këto dy trupa, pikë. Ku “ti më shet diçka”, jo “tregtim i caktuar pronësor përjashtohet” … Jo, për aq kohë sa keni depozita, nuk mund t’i përdorni ato për spekulim, çfarëdo lloj emri që t’i vini.
-Barney Frank argumentoi me mua vitin e kaluar se, “Nëqoftëse shikoni në këto vitet e fundit, bankat e mëdha kanë shumë pak pushtet politik, në legjislacionin që bëmë, ne u ndeshëm me pushtetin politik të bankave të vogla dhe kooperativave kreditore. Çdo herë që në legjislacionin tonë kishte një diferencim në mënyrën sesi institucionet që trajtoheshin sipas madhësisë, të voglat fitonin”. Pse nuk jeni dakord?
Sepse për pjesën më të madhe të tyre, të voglat kanë pushuar së funksionuari ose janë thithur dhe përqendrimi i aseteve pozitive ka vazhduar që të lëvizë drejt bankave të mëdha. Çdo raport i FDIC-së tregon sesi bankat më të mëdha janë bërë akoma më të mëdha. Kështu që, bankat e vogla mund të kenë fitore të vogla gjatë rrugës, por realiteti është se nëqoftëse keni një koleksion të vogël, banka supermarketesh që dominojnë mbi asetet, mbi depozitat, mbi policat e sigurimit, mbi fondet e tregjeve të parave, mbi tregtinë, mbi klientët që kanë të gjitha që zgjasin disa prej këtyre aktiviteteve përtej bankave vetë, atëherë është vështirë të argumentohet se ndonjë tjetër realisht ka fituar në këtë ekuacion.
Edhe duke u kthyer prapa në 1929, pas rënies, ishin 6 banka të mëdha … secila prej tyre vazhdon të ekzistojë edhe sot. Kurse mijëra banka më të vogla, banka që qenë të orientuar nga komuniteti dhe bujqësia, nuk ekzistojnë më ose u blenë nga bankat më të mëdha. Nuk jam shumë e sigurtë sesi të shikoj në panoramën bankarë, në secilin prej raporteve dhe të shikoj sesi bankat e vogla kanë qenë fitimtare.
-Si qëndron Barack Obama në historinë që vlerësoni në librin tuaj?
Para së gjithash, politika ekonomike dhe financiare, kabineti dhe këshilltarët e Obama janë në pjesën më të madhe të tyre ish-ë të administratës Clinton. Kështu, nga këndvështrimi i komunitetit bankar dhe lidhjet me këtë komunitet, kemi një mbivendosje të madhe, në mos të plotë, të individëve që qenë kryesorë në derregullimin e industrisë bankare dhe që ose vinin, ose tani flasin për, shuma të mëdha parashë nëpërmjet industrisë bankare.
Politikat e jo vetëm rregullimit të ngadaltë të bankave, por subvencionimi i falimentimeve të tyre, që administrata Clinton bëri pas krizës së pesetës meksikane të 1994 dhe që bile administrata Bush përpara saj bëri me krizën e borxheve të Botës së Tretë, u zmadhua shumë herë nën administratën Obama. Sipas “New York Times”, bankieri i pëlqyer i tij thuhet se ishte Jamie Dimon. Numri i vizitave, që i dokumentoj në libër, midis Shtëpisë së Bardhë dhe liderëve kryesorë e 6 bankave të mëdha të Wall Street u rrit me 5 deri 10 herë nën Obama krahasuar me ato nën George W. Bush.
Tani, kur bënte fushatë ai fliste fuqimisht lidhur me reformimin e Wall Street dhe, kur ligji Dodd-Frank u nënshkrua në korrik të 2010, ai thoshte për të se do të ishte reforma më e madhe qysh nga ligji Glass-Steagall i kohës së FDR-it. Por, nuk ishte as për së largu i tillë. Kështu që mënyra sesi shikoj Obama është se, politika e tij qenë një vazhdim i politikave të Clinton në aspektin e financës dhe sektorit bankar, të cilat qenë një vazhdim i politikave të George Bush dhe të Ronald Reagan, pasi aktualisht u modeluan nga miqtë bankierë aktualë të Bush.
-E përfundoni librin tuaj me një thirrje për t’i “prishur aleancat” përpara se ato të na “shkatërrojnë ne”. Si mund të bëhet një gjë e tillë?
Louis Brandeis, i cili shkroi librin “Other People’s Money” në vitin 1910 … thotë në atë kohë se, trustet e parasë duhet të prisheshin ose ato do ta shkatërronin vendin dhe, nga pikëpamja metaforike, kishte të drejtë. Fakti që kemi një pabarazi të tillë të pasurisë, të ardhurave, të pushtetit sot është se, edhe me ligjin Glass-Steagall në mes, shpërbërja e tij vetëm krijoi një arranzhim më të rreptë, me më shumë pushtet mbi më shumë kapital, gjatë dekadave qysh kur ai u shpërbë dhe ja se ku ndodhemi sot. Kështu që mendoj se jemi në rrezikun e madh të bankave jo vetëm se janë shumë të mëdha sa për të falimentuar, por drejtuesit e tyre janë shumë të mëdhenj sa për të falimentuar, teksa ata marrin subvencionet e frikshme që kanë marrë gjatë viteve të fundit. Ndodhemi në një pozicion shumë më të brishtë. Mënyra sesi e prishi këtë, mbi një mazë reforme strukturore, siç bëri FDR … të paktën bëjmë interpretim jo në duart e avokatëve dhe lobistëve, por specifike e konçize, dhe të paktën divorcojmë depozitat dhe paratë e taksapaguesve nga loja e financës.
Realisht, nuk mund t’i ndalojmë individët që të flasin me njëri-tjetrin apo të bëjmë Obama apo kushdo qoftë presidenti tjetër – Hillary Clinon, Jeb Bussh apo kushdo tjetër, që të pushojnë së prituri bankierët në Shtëpinë e Bardhë, por të paktën mund të përpiqemi dhe ta reformojmë sistemin në një mënyrë të saktë. Kjo nuk është e thjeshtë dhe nuk jam optimist se një gjë e tillë do të ndodhë. Nuk e di sesa optimist ishte Louis Brandeis me atë do të ndodhte në 1910. Jemi mbi 100 vjet më vonë dhe pushteti vetëm se është bërë më i konsoliduar dhe bashkëpunimi midis drejtuesve në qeveri dhe atyre në sistemin bankar vetëm e ka rritur rrezikun në vazhdim./ekspres