Njëri nga projektilët që është me interes për opinionin është “Satana”. Mediet ruse transmetojnë se në historinë e njerëzimit nuk ka pasur një raketë kaq të fuqishme
Presidenti rus ka urdhëruar stërvitje të papritura ushtarake për të konfirmuar gatishmërinë luftarake të ushtrisë ruse.Në këto stërvitje është planifikuar që të marrin pjesë 65 mijë ushtarë, 5500 automjete ushtarake, 180 aeroplanë dhe 60 helikopterë, transmeton agjencia Interfaks.
Rusia, kur është fjala për armët, ashtu si SHBA, mbështetet në të ashtuquajturën triada nukleare, ku përfshihen bombarduesit strategjikë, projektilët balistikë interkontinentalë dhe projektilët balistikë që lansohen nga nëndetëset.
Njëri nga projektilët më me interes për opinionin është “Satana” Mediet ruse transmetojnë se në historinë e njerëzimit nuk ka pasur një armë kaq të fuqishme. ‘Satana” – raketa balistike interkoninentale ruse, ndryshe quhet R-36M2 Komandanti.
Me emrin “Satana” është “pagëzuar” nga NATO, e cila e quan” SS- 18 Satan” III. Për ta kuptuar se sa shkatërrimtare është kjo armë do ta bëjmë një përqasje dhe një krahasim me bombën bërthamore të hedhur në Hiroshimë.
Bomba e hedhur në Hiroshimë kishte fuqinë 15 kilotonë, kurse shpërthimi i saj vrau 70 mijë njerëz. Një raketë R-36M2 ka 10 blloqe luftarake ku secili ka fuqinë prej 760 kilotonë. “Satana” peshon 209 tonë, është shumë precize,dhe sipas medieve ruse, mund të arrijë deri te vendlansimet amerikane të raketave.
Gjithashtu, Rusia është duke e zhvilluar pasardhësin e “Satanait” – Sarmat, që do të jetë pjesë e triadës nukleare më së voni në vitin 2018./tetovanews.info
Shikojeni videon:
Shikojeni videon: