Arben Bajraktari flet për Hollivudin: “The Taken” më ka irrituar

Aktori me origjinë shqiptare rrëfen rolin e tij të rendësishëm në film, por pranon se pavarësisht zgjedhjes, ai prodhim e ka irrituar

Një personazh egocentrik, që gjithmon preferon të punoj me “të gjallën”, vjen me shfaqjen e tij të parë në Tiranë, “Radio Iliria ose 7 lëkurat e kavies”. Nga jeta prej 14 vitesh në një fshat të bukur pranë Bjeshkëve të Namuna, drejt endrrës për magjinë e teatrit dhe filmit, ai tregon largimin drejt Sllovenisë, në vitet e luftës. Për “Natën vonë”, Bajraktari venit rëndësinë e numrit të roleve të tij, duke vlerësuar vetëm përvojën, të cilën mund ta marrësh edhe në një film të vetëm. Përballë moderatores Jonida Shehu, ai e vesh aktorin me “lëkurën” e fëmijës që gjithmon rizbulon, duke e klasifikuar veten si aktori që shikon nëntekstet e që rolen negative i quan si të pavdekshme. Ka mundur të risjellë për publikun kujtime prekëse me aktorë nga Kosova, duke mos harruar rolet që kanë “vulosur” karrierën e tij, në “The Taken” dhe në “Harry Poter”, përkrah aktorëve Liam Neeson,Gary Owen, Piter Mooney.
I martuar me një franceze dhe me dy fëmijë, Bajraktari flet për dallimet e kulturave tona, të një njeriu që ka jetuar në male, por që Shqipërinë e quan si vendin më tolerant në Europë. “Shqiptarët, një popull që kinezët i quan më të afërt se vet shqiptarët”, ka thënë ai. Në një rrëfim të tijin në “Ora News” aktori nga Kosova, tregon rrugëtimin drejt famës botërore, duke e konsideruar artin jo vetëm si një lloj bukurie, por dhe si mallkim.

Sa filma keni luajtur në gjithë këto vite karrierë?
Nuk i di tamam shifrat , po besoj si metrazh i gjatë janë 6, pastaj filmat televiziv dhe të shkurtër shkojnë rreth 40.
Është një karrierë e ngjeshur , intensive me këto shifra?
Relativisht e ngjeshur. Në të vertetë nuk ka shumë rëndësi sasia sesa përvoja. Njeriu mund të punojë në dhjetra filma , po kur punon në një film me një temë të prekshme, ose me një ekip njerëzor interesant, është si të jenë 10 filma. Kur ke një aktor me përvojë përballë , ti hap rrugët, punon me zemërgjerësi, mëson shumë më shumë sesa dhjetra përvoja të tjera. Sidomos aktorët me përvojë të madhe , aktorët që kanë kaluar moshë, është shumë interesante se sa më shumë luajnë filma aq më shumë kanë emocione. Çdo rol është një rifillim për ta, nisin nga e para sikur mos të dinë asgjë dhe është shumë e bukur. Aktori është njëlloj fëmije që gjithnjë rizbulon.
Nga gjithë kjo eksperiencë kinamatografike e deritanishme cilat janë momentet më të rëndësishme, ato që të kanë frymëzuar shumë për tematikën që ka pasur filmi edhe për ekipin e punës, përfshi dhe aktorët me eksperiencë të madhe, ata të cilët i ke quajtur si një fat të madh që ke qënë aty?
Ka pasur disa përvoja të ndryshme interesante, por natyrisht është eksperienca me Toni Gatlifin , është një aktor shumë interesant , sepse punon në atë mënyrë që s’kisha punuar ndonjëherë më përpara. Ai nuk të jep kurrë tekstin përpara  edhe kur ta jep tekstin, kur vjen momenti ta ndryshon. Deomos të fut në një emocion tjetër, në një gjendje tjetër. Një tjetër gjë e bukur ishte puna e gjithë ekipit, jetojnë si një trup i vetëm. Ka qënë një përvojë shumë e veçantë, krejtësisht e ndryshme nga përvojat që bëhen nga produksionet e mëdha ku gjithçka është e rregulluar. Punon me aktorë që kanë jashtëzakonisht shumë përvojë. Për mua përvoja të tjera interesante kanë qënë jashtë kontekstit perendimor, domethënë jashtë Francës, Anglisë. Përvoja interesante kam pasur dhe në Ballkan, në Kosovë për shembull, kam qënë shumë i prekur kur kam luajtur me aktorët kosovar , si me Vasil Selmanin, Selaudin Bilalin dhe me aktorë të tjerë. Ka qënë për mua një gjendje shumë e veçantë. Nuk ka rëndësi si ku po punon , po me kë po punon dhe në çfarë situate je. Nuk ka rëndësi se nga vjen njeriu, se çfarë ka bërë , e rëndesishme është çfarë po ndodh aty. Janë të lidhura gjërat, ka një lloj bukurie në punë edhe në hapësirën shqiptare.
Ju jeni ndër aktorët që keni prekur Hollywood-in dhe eksperiencën ne Ballkan , ndryshimi është i dukshëm , ku e ndjen veten më mirë? Sa e rëndësishme ëdhtë të jesh pjesë e Hollywood-it , të marrësh pjesë në produksione të mëdha të kësaj natyre, dhe nga ana tjetër të jeshë pjesë e këtyre eksperiencave ku magjia e kinemasë ndodh në sheshxhirim dhe përcillet më tej ?
Mendoj se të dyja janë të rëndësishme. Unë kam pak përvojë me produksionin . Ndryshimi është në mënyrën e organizimit. Është ndryshe kur ke staf me 200 apo 300 veta , ndryshe kur ke 15 veta. Natyrisht kur ke buxhet më të vogël hallet mund të jenë më të mëdha, edhe mund të ketë tensione më të mëdha. Është vështirë t’i tejkalosh. Gjëja më e thellë është kur ndodh që aktori habit veten.
Të ka rastisur, kur e keni habitur veten?
Më ka ndodhur, zakonisht më ndodh më shumë gjatë provave sesa në shfaqje apo nëpër filma.
Të habisi veten e vet aktori në çfarë kuptimi?
Në kuptimin që del diçka nga vetja e tij që nuk e di se e kishte, nuk e njihte përpara. Është adrelina që na çon më lart, na tërheq. Edhe në jetë e kemi këtë.
Shqiptarët të njohin nëpërmjet pjesëmarrjes në Harry Potter, të kanë dhënë shumë këto produksione? A është e rëndësishme të jesh pjesë e këtyre produksioneve të mëdha ?
Po është shumë e rëndësishme. Ndodh diçka me vizibilitetin, domethënë njeriu po matet me aq sa shihet. Është gjë shumë e tmerrshme sepse njeriu nuk duhet të matet me këtë. Është si të thuash ta masësh njeriun nga rrobat e tij , po njeriu matet nga ajo që ka brenda dhe jo nga rrobat e tij. Në produksionet e mëdha për mua nuk ka qënë çeshtja e vizibilitetit, por ka qënë çeshtja e takimit në punë me njerëz shumë të mëdhënjë, më njerëz me të cilët nuk do kisha pasur fatin të punoj me ata. Përshembull Gary Owen, Piter Mooney , Liam Neeson. Aktorë me të cilët jo vetëm që duhet të punosh po duhet të jesh prezent në moment . Mëson jashtëzakonisht shumë me ata. Këto përvoja për mua kanë qenë shumë të rëndësishme.
Si përzgjidhesh për të qënë pjesë e këtyre produksioneve të mëdha, është i vështirë audicioni, apo roli përcakton më pas se kush janë ata që potencialisht janë të mundshëm për të marrë pjesë? E marrim për shëmbull tek “Taken”.
Tek “Taken” kanë bërë një audicion të gjatë. Ka zgjatur proçesi i përzgjedhjes shumë. Nuk kanë kërkuar njërëz vetëm aktorë , por edhe nga rruga. Unë kam bërë vetëm një provë. Ata kanë pasur një pjesë të punës time. Ju vihen etiketat aktorëve , se ky di të bëjë këtë dhe tjetri këtë. Na vendosin etiketa. Prandaj luajmë edhe filma të shkurtër sepse ndryshe nuk do i përjetonim kurrë.
Kishte vështirësi apo dilema për tu bërë pjesë e “Taken”, duke marrë parasysh  filmin , nga shqiptarët u konsiderua si një abuzim me imazhin tonë në botë. Mendove kështu apo një artist nuk mund t’i mendojë këto gjëra?
E shikojmë edhe nga kjo kornizë. Kur kam kaluar kinoprovën nuk e kam parë skenarin dhe ishin marrë vesh axhendat dhe më dërgojnë skenarin. Kam pasur një irritim, natyrisht në fund e bëra zgjidhjen. Ata kishin parë gjithë ata aktorë të huaj dhe shqiptarë,  pa problem do merrnin një tjetër. Kam luajtur dhe role të tjera, serb, mercenarë të Afrikës së Jugut. Do mundohem t’i jap një ngjyrë tjetër këtij përsonazhi thashë dhe nuk di si e ka marrë publiku. Ata e kishin ndarë mendjen për të marrë shqiptarë.
Si shpjegohet, ky është imazhi që kanë për shqiptarët?
Nuk lidhet kjo me shqiptarët , lidhet me imazhin e ish europianëve lindor. Ndoshta filmi funksiononte se ishin tamam shqiptar. Pjesa më e madhe e aktorëve ishin shqiparë, prandaj ka funksionuar.
Si u prit ky film, a ka pasur suksesin e duhur?
Nuk e di , sepse në Francë ka ecur deri diku. Ka qënë shikueshmëria në SHBA dhe ata vetë janë habitur. Kjo vjen nga Liam Neeson dhe nga skenari, natyrisht nga regjia dhe shumë gjëra të tjera.
Po në Harry Potter?
Në Harry Potter ka qënë më ndryshe. David Lacey është ai që më ka kërkuar për të realizuar filmin, pasi kisha realizuar para dy vitesh një film tjetër me të. Tek skenari ishte një përsonazh i gjatë 2 metra, rus. Ishte një personazh “idhnak”.
Çfarë eksperiencash të tjera të solli bashkëpunimi në Harry Potter?
Ka një lloj peshe në CV, pastaj njerëzit të thërrasin. Për mua ishte e rëndësishme të punoja me David Lacey, ripunoj sërish me të, takoj gjithë ata aktorë jashtëzakonisht zemërgjërë, që janë shumë prezent në moment. Në kinema gjëja më e vështirë që bën aktori është pritja për të filluar punë. Sidomos në produksionet e mëdha pritja është më e gjatë. Duhet ta mbash përqëndrimin që kur të kërkojnë të jesh gati. Po arriti ajo magjikja, ajo ndosh shumë rradhë.
Më duket mua apo publikut që jeni etiketuar për rolet tuaja negative në filma?
E kam pasur etiketën e personazheve negative. Janë personazhe shumë interesante. Personazhet negative kanë më shumë ngjyrime , mund të leviz paleta e emocioneve, aktori është një atlet emotiv. Dhe tek personazhet negative,  ka nevojë për një përgatitje atletike të emocioneve se sa të përsonazheve të tjerë. Ndoshta e keni parë aktorët e kalibrit të 7 të roleve negative si Marlon Brando, ose Robert de Niro tek “Al Pacino”, personazhet negative shkojnë shumë lart , habisin veten dhe të tjerët. Janë filma që shkojnë deri në pavdekshmëri. Unë kam pasur fatin të kem edhe anën tjeter, ku ka qënë roli i parë që kam pasur, po në atë rol kam qënë engjëll, kam pasur flatra. Ka pasur propozime të ndryshme , po tani kam bërë role nga më të ndryshmet, ish luftëtarë i UÇK-së, shkencëtarë, ushtarë dhe shumë të tjerë. Po nuk i shikoj rolet në këtë aspekt, po rrethanat në të cilat kalon , më pëlqen më shumë nënteksti, nënshtresa , se çfarë mund të sjellë, deri ku mund të shkoj. Dhe këtë punë e bëj bashkë me gjithë ekipin , ka një punë përgatitore , që është shumë e lezeçme sepse vetë filmin e sheh publiku, e gjykon ai.
E gjithë rruga jote drejt aktrimit si ka nisur? Ti ke lindur në Kosovë.
Unë kam lindur në Kosovë , në një fshat shumë të bukur rreth Bjeshkëve të Namuna , që quhet Isniq. Kam jetuar aty deri në moshën 14 vjeçare. Kanë qënë kohë shumë të vështira , kishte demostrata, kishte njerëz që rriheshin , që vriteshin, kishte një dozë të madhe përçmimi. Vëllezërit e mi jetonin në Slloveni, sapo kishin shkuar dhe më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Mbarova shkollën e mesme, dhe pata fatin të fitoja një bursë. U anëtarësova që në moshën 15 vjeçare, dhe në fillim erdhi si nevojë. Kur do të bësh aktorin ke disa ëndrra. Ka ardhur si ëndërr rreth moshës 18 vjeçare. Në fillim ka dhe një lloj doze egoizmi që dua t’ja dëshmoj vetes që di ta bësh. Ishte si një nevoje , dhe nga kjo nevojë pata fatin të njoh njerëz që më kanë ndihmuar shumë. Mbarova shkollën e aktrimit në Slloveni dhe aty e kam marrë vendimin të iki në një vend tjetër. Sepse gjërat ishin të kufizuara. Ka pasur doza të ndryshme të shovinizmit, nuk kishte lidhje me shqiptarët , por kishte lidhje me gjithë të huajt në atë momënt. Në përgjithësi në ish Jogusllavinë shqiptarët nuk i njohin. Unë habitem se si në Shqipëri janë aq të hapur ndaj hapësirës ish Jogusllave. Ju jeni shumë tolerant , Shqipëria është vendi më tolerant që kam parë ndonjëherë në Europë. Të gjitha vendet si Slloveni , Kroaci , Bosnje , kanë një lloj paragjykimi për ne sikur jemi nga një botë tjetër. Për ne shqiptarët kinezët janë më të afërt se vetë shqiptarët, dhe është shumë e habitshme.
Si ka mundësi?
Kjo vjen besoj unë prej gjysmës së dytë të shekullit 19 , kur ka filluar hegjemonizmi serb, ka përhapur këtë idenë se shqiparët janë të ardhacakë, janë nga një botë tjetër, janë njerëz të kategorisë së tretë dhe ajo ka ngelur brez pas brezi. Është punuar fort me këtë ideologji dhe kjo ka ngelur. Zakonisht kur njohin shqiptarë ata ndryshojnë totalisht dhe në rrethin e artit normalisht është më ndryshe. Te një pjesë e njerëzve kanë një lloj atraktiviteti, sidomos ata që janë pjesë e artit, sepse jemi më misterioz. Kemi një brumë tjetër, jemi si të pakapshëm për ata me legjendat tona, me pasurinë jashtëzakonisht të madhe si për eposin, si për muzikën, si për vetë mënyren e jetesës. Është pasuri e jashtëzakonshme dhe ata nuk e kanë këtë, shpresoj që ta ruajmë për shumë kohë. Ju kërkoj të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës të ndërgjegjësohen , ta shfrytëzojnë këtë pasuri të madhe shpirtërore që kanë.
Kthehemi pak tek Sllovenia me atë shovinizmin e ruajtur vit mbas viti që nuk të la hapësirat e duhura , dhe ti vendosë në moshën 23 vjeçare ta kaloje këtë kufi dhe të shkojë në Francë.
Për arsye të ndryshme. Kur kam qënë për herë të parë në Paris kam thënë se ky është qyteti im. Në Slloveni me ka ndihmuar shumë gjëra në fushën e teatrit. Kam ngelur miq me shumë slloven. Por nuk kishte hapësira, në fillim ishte vështirë se ishte qytet i madh, dhe një qyteti i madh të ha.
Parisi është i vështirë t’i bësh hapësirë vetes..
Nuk është i lehtë dhe të gjitha qytetet e mëdha e kanë këtë, si Londra, New-Your-ku , Berlini dhe shumë të tjerë. Qytetet e mëdha kanë shumë të përbashkëta me njera-tjetren. Dhe aty kam filluar të takoj shqiptarë, njerëz shumë interesant, aktorë, muzikant. Jam habitur dhe vetë se sa shumë talente kishte dhe kam ngelur miq . Teatri ka qënë më ndrysh , sepse mbarova dhe një shkollë teatri dhe pata fatin të kap role njeri pas tjetrit pak nga pak. Fillimisht kam ëndërruar të punoj vetëm në teatër, kjo ka qënë ëndrra ime. Po kur erdhi filmi, zbulova magji tjetër, por i dua të dyja teatrin dhe filmin. Kam pasur fat të takoj njerëz të fushës që më kanë ndihmuar shumë.
Ditë të veshtira besoj ka pasur shumë, paragjykime nga vjen e kush je nuk besoj se kanë munguar?
Po edhe jo, sepse shtetet e mëdha kanë më pak komplekse identiteti. Mund të paragjykohen shumë më pak në Paris se në Gjermani apo Zvicer. Në qarqet artistike shumë më pak, Franca e ka këtë lloj hapje relative ndaj artistëve të huaj. Parisi ka pasur një lloj hapjeje, një lloj kurioziteti se çfarë ndodh përreth. Prandaj kanë jetuar aty shkrimtarë të njohur amerikanë, rus, etj. Edhe sot ka shqiptarë shumë të talentuar që punojnë në fusha të ndryshme. Parisi ka dhe snobizmin e vet , po gjithsesi bashkjetojnë të dyja bashkë.
Ti je i martuar me një franceze, ka dallime francezet ndaj shqiptarëve.
Natyrisht që ka dallime. Nuk është çeshtja franceze apo shqiptare, ajo ishte lindur dhe rritur në Paris , unë isha rritur në mal, vija nga një fshat, dhe është normale që do kishim dallime.
Ajo i përket qarqeve artistike?
Po, me profesion është montazhiere  dhe është shumë e mirë. E kam njohur në rrugën time në teatër. Dhe kemi dy fëmijë , Lulin 9 vjeçarë dhe Solar Angel që është 4 vjeçare.
Një familje shqiptaro-franceze.
Është e përzier dhe më shumë sepse ajo ka prejardhjen nga ana e babait, nga hebrejt marokien. Në pari është diçka shumë normale. Pothuajse të gjithë fëmijët në klasë të vajzës janë të huaj.
Po flasim tani për fëmijët dhe vetëdijen e tyre shqiptare, ata flasin shqip?
Së paku unë iu flas shqip. Kemi fatin në Paris që dy goca Valmira dhe Teuta kanë hapur një kurs për mësim të shqipes përmes teatrit. Dhe me disa miq të tjerë çojmë fëmijët aty dhe mësojnë shqip dhe njihen mes vetes, mundohemi të mbajmëgjallë shqipen në familje. Ata vijnë në Kosovë dhe në Shqipëri  dhe iu ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Madje Solari është pak sherrxhi dhe kur bënte sherre të gjithë i thonin të lumtë dhe kur vinte këtu ndihej si mbret. Luja e pëlqen shumë sepse ka qejf natyrën, bjeshkën, detin.
Po mundohesh t’i fusësh në fushën e teatrit, apo të pakten ata ta njohin këtë kulturë, duke njohur shqipen përmes teatrit apo është diçka që hyn tek shqipja dhe jo tek teatri?
Ishin gocat nga Kosova që më dhanë idenë që përmes lojës teatrore, ndoshta do ishte më e lehtë për fëmijët për të mësuar. Ata do bëjnë zgjidhjen e vet kur të rriten, ashtu siç e bëra unë. Nuk ua këshilloj, ua lë të zgjedhin. Arti është një lloj bukurie, por edhe një lloj mallkimi përbrenda. Është edhe bukuria , por nga ana tjetër që janë vuajtjet financiare varet nga fati.
Arben nga një shfaqje në një shfaqje tjetër e gjithë kjo hapësira e ndermjetme me çfarë mbushet?
Boshlleku është shumë interesant , sepse është pikërisht ai që paracakton se çfarë do ndodh. Është stresuese  pak vuajtëse , por gjatë kësaj kohe lindin edhe gjëra të tjera, lindin projekte përsonale. Është jashtëzakonisht e domosdoshme. Nganjëherë është e vështirë me disa projekte të shkëputem. Po unë gjithnjë jam marrë me gjëra të tjera që më kanë ndihmuar shumë. Që nga koha e Sllovenisë jam marrë me organizata jo qeveritare që ndihmonim refugjatët dhe edhe në Francë e kam vazhduar. Sepse refugjatët janë shtresa më e përçmuar edhe nga vendi ku kanë ikur dhe aty ku janë. Dhe kam punuar me ta dhe është bërë gati si një nevojë vetëm di dëgjoj. Jam marrë dhe me projektet e mia personale , kam përkthyer dhe vepra të autorëve të cilët i kam qejf, në shqip si dhe anasjelltas. Për mua kjo është një lloj kënaqësie . Dhe pastaj jam marrë me shkrimet e mia që punoj me teatër. . Është shumë e rëndësishme të mbledhësh veten, dhe të gjesh mënyra të tjera shprehje, që të jesh me këmbë në tokë.
Çfarë ambiciesh ka Arben Bajraktari?
Si të gjithë aktorët jemi pak egocentrik , sillemi rreth kerthizës tonë. Për mua është kënaqësi e madhe kur prek temat e gjalla. Unë kam shumë qejf të punoj gjithnjë me atë të gjallën , se çfarë ndodhë , se çfarë sillet përreth. Prandaj jam shumë i gëzuar që në Shqipëri mu dha rasti për një projekt të tillë. Është shumë ngacmuese dhe intelektuale të punosh në tema të tilla. Natyrisht ndihem shumë më ndryshe kur punoj në hapësirën nga vij, në hapësiren shqiptare.
Po flasim për shfaqjen që do të transmetohet të henën dhe rolin tënd më të fundit. Ju jeni në rolin e një të burgosuri. Janë ata që kur dalin nga burgu e përjetojnë çdo gjë ndryshe , si ndryshe me aq sa ke parë ?
Do ia lë publikut ta shohë. Për mua ka një prekje imediate, ka një energji, një qendrim , që lidhet me një lloj vetmie. Vetmie ka atë peshën e vet por edhe lehtësinë e vet. Edhe të burgosurit secili e ka përjetuar historinë në versionin e vet. Janë situate shumë delikate sepse duhet gjetur një lloj vërtetësie  dhe e vertëta është gjithnjë subjektive, secili ka të vertetën e vet. Dhe ne duhet të nxjerrim të vërtetën e asaj që kemi marrë. Aty është dozimi se çfarë nga afron nga vërtetësia dhe çfarë na largon. Është teli i hollë i ekuilibrit. Shpresoj që në fazën e dytë në shtator të gjej edhe më shumë gjëra, t’i afrohemi sa më shumë të vërtetës, ose njërës prej të vërtetave, sepse është një oqean rrëfimesh dhe s’mund t’i prekim të gjitha.
Një situatë delikate kjo, kanë kaluar 24 vite dhe ka ende ish të perndjekur që janë në grevë urie për të kërkuar të drejtën e tyre. Është akoma një plagë që përdoret keq nga politika herë pas here?
E kam vënë re këtë kur erdha , dhe nuk e besova që ishte në atë masë. Ju i shikoni situatat më ndryshe nga këtu, për mua është shumë e habitshme që është zgjatur kjo gjë. Meqënëse përsonazhi që luhet vjen nga Kosova, jam habitur edhe me reagimin e kosovarëve për të burgosurit kosovar në Shqipëri. Sikur ju duket ireale. Është kjo tendenca që mos të shikohen gjërat dhe është shumë e rrezikshme. Edhe po nuk u shikua , ajo do ngelet. Së paku po dolën në shesh ka një lloj çlirimi. Nuk është se e shëron shoqërinë, po gjenerata e re mos të denohet. Plaga ngelet , nuk besoj se ecet përpara duke i injoruar. Ne e shikojmë nga prezmi i teatrit , nuk do gjykojmë nga afër, do futemi nën përsonazhet e tyre.
Çfarë të pret pas kësaj ?
Kam një shfaqje tjetër që është e një autori kinez, i cili është nobelist,dhe që flet se çfarë ka ndodhur në Tiranë në ’89, për mua është një dramë shumë interesante e shkruar me shumë poezi ,dhe shumë konkrete dhe filozofike.