Kur presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, nënshkruan marrëveshjen më të madhe të gazit muajin e kaluar, momenti i zgjedhur nuk mund të kishte qenë më i duhuri. Ndodhi në prag të Forumin e Shën Petersburgut të Putinit dhe vetëm disa javë pasi ministrat e energjisë të G7 kishte njoftuar një plan afat-gjatë për të pakësuar varësinë shqetësues të Europës nga gazi rus.
Marrëveshja multi-miliardë dollarëshe ishte negociuar për rreth një dekadë, por palët nuk kishin gjetur konsensus për çmimin. Rusia më në fund ra dakord për të furnizuar me gaz natyror Kinën për 30 vjet duke filluar nga viti 2018. Çmimi nuk është bërë publik, por është vlerësuar në rreth $ 456 miliardë gjatë afatit të 30-vjeçare.
Marrëveshja përbën një moment historik në përpjekjet e Rusisë për të manovruar nga lindja. Me thellimin e krizës në Ukrainë dhe me zbatimin e sanksioneve të Perëndimit, Rusia po ndjen recesion në ekonominë e saj. “Marrëveshja do të lejojë [Rusinë] që të vazhdojë me modelin e biznesit të energjisë së përqendruar”, thotë Andreas Woergoetter, një ekonomist OECD dhe kreu i Divisionit të ekonomisë ruse.
FMN ka njoftuar se ekonomia ruse është në recesion, dhe ka ulur parashikimin e saj të rritjes me vetëm 0.2% për vitin.”Ka pasur pasoja në ekonominë ruse, si rezultat i situatës gjeopolitike, pasigurisë, dhe sanksioneve që janë vendosur,” tha shefja e FMN-së Christine Lagarde muajin e kaluar. Por me dobësimin e lidhjeve të saj tradicionale tregtare, Rusia është fokusuar në ndërtimin e marrëdhënieve ekonomike diku tjetër. Në pesë vitet e fundit, tregtia midis Rusisë dhe Kinës është rritur me 1/3, nga 21 miliardë dollarë në vitin 2008 në gati 36 miliardë $ në 2013. Rusët janë duke blerë edhe më shumë nga Kina. Në 2013, importet ruse nga Kina shkuan në 53 miliard $, kryesisht të tekstileve dhe teknologji të tjera të konsumit të tilla si telefonat celularë. Megjithatë, Woergoetter thotë se çdo rritje e importeve nga Kina mund të jetë problematike, “duke e bërë edhe më të vështirë për Rusinë për të zhvilluar një sektor prodhimi konkurrues”.
VTB, banka e dytë më e madhe e Rusisë, dhe Banka e Kinës kanë rënë dakord gjithashtu të paguajnë njëri-tjetrin në monedhat e tyre kombëtare për të shmangur dollarin amerikan. Politikisht, të dy vendet janë konfrontuar bashkërisht me botë perëndimore në takimet e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, për çështjet që kanë të bëjnë me Sirinë, Zimbabvenë dhe Mianmarin. Thellimi i marrëdhënieve u paralajmërua kur Xi vendosi që vizita e tij e parë si president në një shtet të huaj të bëhej në Moskë.






