ANA E ERRËT E BRAZILIT: Fëmijët shesin trupin për 3 euro gjatë Kampionatit Botëror “Brazili 2014” (FOTO) (VIDEO)


Makrot dhe dilerët shëtisin lirisht nëpër rrugët e qyteteve që do jenë nikoqirë të Kampionatit Botëror, të sigurtë se policia nuk do të reagojë. Fëmijët që janë në botën e prostitucionit, jetojnë në mjerim dhe varfëri të tejskajshme, ndërsa në të njëjtën kohë janë të droguar dhe të eksploatuar nga ana e narkodilerëve dhe makrove.

Fëmijët nga mosha 10 vjeçe janë të detyruar që të shesin trupin e tyre nëpër rrugët e Brazilit që të mund të fitojnë diçka gjatë Kampionatit Botëror në Futboll, i cili fillon këto dy ditë.
Ekipi i “Sandej Pipël’ ka parë se si këta fëmijë jetojnë në mjerim dhe varfëri, kurse në ndërkohë janë të droguar dhe të eksploatuar nga narkodilerët dhe makrot. Pritet që të arrijnë mbi 60 mijë të huaj dhe kjo do t`i shtojë më shumë vuajtjet e këtyre fëmijëve.
Reporteri i “Mirrorit” britanik, Mark Viliams – Tomas, fluturoi në qytetin Resife, i cili ndodhet në verilindje të Brazilit, për të intervistuar fëmijët që janë në rrethin vicioz të rrjetit të prostitucionit me të mitur. U lemeris kur hasi në qindra fëmijë të dëshpëruar dhe të pashpresë.
Makrot i kanë urdhëruar të mbajnë veshje dhe kozmetikë që i tregon më të vjetra, kurse lokacionin do ta kenë në afërsi të hotelit ku do të stacionohen tifozët.
Tregtia e djemve dhe vajzave të reja nëpër rrugë bëhet përpara “hundës” së policisë, në shtetin që është ekonomia e shtatë e botës. Me plazhet  e tij të mrekullueshme – Resife është qyteti i pestë për nga madhësia në Brazil dhe njëri nga nikoqirët e Kampionatit Botëror.
Gjendje e këtillë e rëndë paraqitet në gjithë Brazilin. Turisti sapo vë këmbën në tokë, taksistët e shpiejnë në vendet ku blihet droga dhe seksi.
Reporteri arriti të bisedoj me tri vajza të njoma për jetën e tyre dhe botën e prostitucionit. Ato i treguan se për seks paguhen nga 3,5 euro. I treguan për fatin tragjik të një shoqes së tyre, e cila u vra para dy javësh nga një klient që nuk deshi ta paguaj. I treguan për përdorimin e drogës etj.
Reporteri bisedoi edhe me një komandant policie dhe arriti në konstatimin se policia braziliane është e paaftë që të përballet me rrjetin dhe metastazat e prostitucionit me të mitur./tetovanews.info