Pasi ka publikuar një duet me Ardit Bexhetin, me të cilin fitoi edhe Çmimin si dueti më i mirë në Festivalin “Çelësi Muzikor 8“, ajo paralajmëron një këngë të re të shoqëruar edhe me videoklip
Albana Mesuli, me këngën e fundit të saj “Je pikë në zemër”, të cilën e këndoi në duet me Ardit Bexhetin, mori pjesë dhe fitoi Çmimin si dueti më i mirë në Festivalin e përvitshëm “Çelësi muzikor” që organizohet në Prishtinë. Muzikën dhe orkestrimin e këngës e kanë bërë Naim Qukiqi dhe Eroll Dogani, tekstin Avni Qahili, veshjet nga stilisti i njohur Joni Peçi, kurse klipi u realizua nga Musical Tv.
Ajo paralajmëron një verë të nxehtë për pushuesit në brigjet e bregdetit shqiptar, sepse do të jetë e pranishme në shumë mbrëmje dhe dasma që do të bëhen gjatë verës , pra do të jetë e përqendruar kryesisht në zonat e bregdetit shqiptar.
![]() |
Kolazh fotografik nga videoklipi i këngës " Je pikë në zemër" |
Fotografi nga “Çelësi Muzikor 8“: