ALARM PËR SHQIPTARËT: Për shkak të arsimit të dobët, të fundit në Evropë për inteligjencë (HARTA)


Matematikani dhe gjuhëtari çek Jakub Marian ka publikuar në blogun e tij një hartë që tregon shkallën e inteligjencës mesatare të vendeve të Evropës. Siç është përmendur në tekstin përcjellës, harta është krijuar sipas statistikave të vitit 2007 dhe të botuar në punimin “Faktori G në krahasimet ndërkombëtare të aftësive njohëse” të Heiner Rindermann, i cili ka shfrytëzuar të dhëna nga testimet e inteligjencës në shtetet e Evropës.

"Jo inteligjenca natyrale, po cilësia e arsimit ndikon në masë të madhe në rezultatet e inteligjencës dhe IQ e ulët tregon për mungesë të arsimit cilësor. Gjithashtu edhe kushtet e testimit ndikojnë në rezultatet e testit. Vendet e pasura mundësojnë kushte më të mira gjatë testimit", shkruan Marian duke shtuar se " Në këto statistika Kosova është llogaritur si pjesë e Serbisë dhe Krimeja si pjesë e Ukrainës, kurse fatkeqësisht nuk ka informacione për Malin e Zi”./tetovanews.info