Hiti i pavdekshëm i Dino Merlinit, “Bosnom behar probeharao…”, është himni jozyrtar i tifozëve të përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës
Si tingëllon ajo kur e këndon afrikani Kenny Boy, mund ta shikoni në këtë video-regjistrim.
Kenny është një maneken nga Gana. Edhe pse afrikan, ka treguar se me zemër është boshnjak- shkruan bportal.
Këngën e ka kënduar nën shoqërimin muzikor të Ibrës dhe Salihit, kurse në Youtube nuk ka shumë informacione se në çfarë rrethanash është bërë kjo video.






