Nga Sejdi M.GASHI
Gjuha paraqet sistem shenjash dhe ideshë që së bashku përbëjnë mjetin kryesor të komunikimit të njerëzve për të kumtuar mesazhe ndaj të tjerëve, por edhe për të pranuar mesazhe. Një nga tiparet dalluese të njeriut nga gjallesat e tjera është edhe forma e komunikimit gjuhësor. Historikisht njerëzit kanë komunikuar midis tyre qoftë në formë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë p.sh me anë të shkresave të ndryshme, përmes të të dërguarve etj., por gjithherë si mjet komunikimi është përdorur gjuha, qoftë e folur apo e shkruar .
Lidhur me gjuhën, në histori ekziston një legjendë, e përshkruar në Librin e 11-të të Gjenezës, ku në fillim të gjithë njerëzit kishin një gjuhë dhe përdornin po të njëjtat fjalë. Kur erdhën nga Lindja, u vendosën në një rrafshinë diku në Tokën e Shinarit (Sinajit), filluan të piqnin qerpiç për të ndërtuar vendbanimet e tyre . Gjatë kësaj pune u lindi ideja për të bërë një qytet me një kullë shumë të lartë deri në qiell në mënyrë që ta rrisnin namin e tyre dhe të gjithë të kenë një vend të përbashkët të banimit e jo të jenë të shpërndarë nëpër botë. Kur Zoti mësoi për idenë e tillë, zbriti nga qielli dhe duke kuptuar se ishin një popull dhe flisnin të gjithë një gjuhë, vlerësoi se në këtë formë nuk mund të ndalohej njerëzimi që t'i arrijë të gjitha në këtë botë. Prandaj, Zoti vendosi që të krijojë shumë gjuhë, në mënyrë që njerëzit të mos kuptoheshin në mes vete dhe kështu të arrijë që ata t'i shpërndajë nëpër të gjitha pjesët e botës. Ai vend u quajt Babel apo Babilon që do të thotë hutim, për arsye se Zoti vendosi që të krijojë shumë gjuhë në mesin e njerëzve, të bëjë të mos kuptoheshin midis vetes dhe kështu ta ketë më të lehtë shpërndarjen e tyre gjithandej botës, pra kësi soji shkaktoi huti te njerëzimi!
Tani le të kthemi te çështja se si shihet dhe vlerësohet gjuha si mjet dhe akt komunikimi nga shoqëria e sotme njerëzore.
Duke qenë pjesë e shoqërisë dhe në funksion të saj, gjuha me kalimin e kohës, është bërë pjesë e ndryshimeve. Në këtë drejtim, janë bërë përpjekje, duke filluar nga ajo për të bërë një gjuhë universale për të gjithë qytetërimin njerëzor ( që për shekuj të tërë këtë funksion e ka kryer gjuha dhe kultura latine e që sot këtë epitet e bartë anglishtja) e deri të krijimi i zhargoneve gjuhësore, gjuhëve minoritare, gjuhëve kombëtare dhe së fundmi procesi i globalizimit, i cili po manifestohet në formën e universalizimit të pothuajse çdo fushë-veprimtarie njerëzore, përfshirë edhe gjuhën.
Çka paraqet globalizimi, si manifestohet ky proces në gjuhë?
Në literaturën shkencore tashmë janë dhënë mendime dhe përkufizime të ndryshme për globalizimin, përfshirë aspektin historik prej kur mund të thuhet se bota është futur në rrjedhat e këtij procesi.
Në enciklopedinë "online", në Stanford Encyclopedia of Philosophy,globalizimin e gjejmë me këtë përkufizim: "Në diskursin e përditshëm globalizimi shpesh funksionon pak më tepër sesa një sinonim për një a më shumë nga fenomenet në vijim: përkrahja e politikave klasike liberale (ose të :tregut të lirë") në ekonominë botërore ("liberalizimi ekonomik"), dominimi në rritje i formave të jetës politike, ekonomike dhe kulturore perëndimore (ose edhe amerikane), përhapja e shpejtë e teknologjive të reja të informacionit ("revolucioni i internetit "), si dhe nocioni se njerëzimi është duke qëndruar në pragun e realizimit të një bashkësie të vetme të njësuar, në të cilën forcat e mëdha që kanë shkaktuar konflikte shoqërore janë duke u zhdukur ("integrimi global")
Ndërkaq, sipas sociologut Anthony Giddens, globalizimi paraqet "Intensifikimin e marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra- tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas" . Duke mos dashur të zgjatem më shumë rreth përkufizimeve teorike lidhur me globalizimin, pajtohem me pohimin e Anthony Giddensit kur thotë se "globalizimi ka ardhur si rrjedhojë historike e kolonializmit dhe industrializimit të Perëndimit dhe ndikimit të këtij të fundit në vendet e Botës së Tretë dhe se globalizimi duhet të trajtohet më shumë si dukuri sociologjike, për shkak të ndikimit që ka në jetën dhe në ndryshimet shoqërore"..." .
Sido që të jetë, shumësia e përkufizimeve dhe e përpjekjeve për ta definuar globalizimin, në ditët tona, paraqet vështirësi të konsiderueshme rreth asaj se çka në të vërtetë paraqet ky proces me përmasa planetare!
Si çdo fushë tjetër jetësore edhe gjuha nuk ka mundur t'u ikë ndikimeve që ka sjellë ky proces. "Kjo temë shtron një sërë pyetjesh, të cilat sot për sot kanë marrë disa përgjigje në botë, por jo përfundimtare, pasi që mendojmë se globalizimi ka hapur themelet e një bote e cila ka filluar të rrokulliset në disa binarë të rinj" . Sido që të jetë globalizmi, në aspektin gjuhësor, ka edhe veti pozitive, si p.sh përpjekjet zyrtare në nivel të mekanizmave botërorë siç janë OKB-ja dhe BE-ja për ruajtjen dhe kultivimin e shumëgjuhësisë , ndonëse këto parime dhe vlera universale jo gjithherë zbatohen në tërësi . Lidhur me këto përpjekje po përmendim këtu rastin kur Bashkimi Evropian më 5 nëntor 1992 në Strasburg ka miratuar dhe fuqizuar Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare .
Nga ana tjetër, në ditët tona është dukuri qenësore që globalizimi gjuhësor dita-ditës po zgjerohet me anë të teknologjive të reja të informimit dhe komunikimit, pasi që me hovin e madh të shpikjeve që emërtohen në gjuhën e shtetit se ku zbulohen apo prodhohen, është e pa mundur të bëhet përkthimi dhe përshtatja e gjithë atyre termave në gjuhën shqipe. Pra, në këtë drejtim vërehet një vërshim i huazimeve në leksikun e shqipes, ndonëse fjala "huazim gjuhësor " për mendimin tonë tingëllon ironike, pasi që po t'i referohemi Fjalorit të shqipes së sotme, fjala huazim ka kuptimin e asaj që mund të huazohet diçka materiale për një kohë të caktuar e pastaj të kthehet te pronari i saj, por jo edhe fjala. Pra, fjala nuk mund të huazohet për një kohë e pastaj të kthehet te gjuha dhënëse, apo jo? Në këtë drejtim, mendojmë se në vend të fjalës "huazim gjuhësor" në shqipen, duhet të gjendet apo krijohet një term i ri, i përshtatëm në aspektin logjik e gjuhësor.
Ndikimi i globalizmit në shqipen
Siç e thamë edhe më lartë në këtë punim, ndikimi i globalizmit në gjuhë është i dukshëm, veçmas në gjuhët dhe kulturat që u takojnë popujve të vegjël. E tillë është edhe shqipja. Sot kur Kosova ka vetëm 6 -vjet shtet, kur edhe më tutje vazhdon të mos ketë të konsoliduar sa e si duhet institucionet e saja shtetërore, edukative e arsimore, të shkencës, të sigurisë e të drejtësisë, kur ende është në përpjekjet e saja për shtim të njohjeve të subjektivitetit të vet ndërkombëtar, kur ekonomia e saj është jo konkurruese me tregjet globale, të gjitha këto së bashku bëjnë që globalizmi për shtetin tonë Kosovën, por edhe për kombin tonë shqiptar, në përgjithësi, të jetë më i egër, ndoshta më i egër se në shumë vende të tjera të botës.
Sa po kujdesemi për shqipen?
Krahas shtet-formimit të Kosovës, është nevojë tepër e ngutshme që të kemi edhe konsolidim të mirëfilltë gjuhësor, veçmas në përdorimet e saja publike pasi që gjuha shqipe e njësuar dhe e përdorur me korrektësi për veprimtarinë e administratës është një "ndër kërkesat më të para për një shtet" modern dhe të përparuar, mirëpo problemi i funksionimit të shqipes së njësuar në shtetin e Kosovës, në të gjitha nivelet e përdorimit, nuk është i kënaqshëm.
Rrethanat politike dhe ekonomike në Kosovë në këto 14 vjetët e fundit kanë bërë që vërtetë shumë fjalë të huaja të futen në shqipen.
Vlen të theksohet këtu periudha kohore që nga viti 1999, kur ndodhi instalimi i Administratës së Përkohshme Ndërkombëtare në Kosovë ( UNMIK-ut), me ç'rast në komunikimin e përditshëm të të shprehurit dhe të të shkruarit profesional administrativ-juridik dhe politik, në gjuhën standarde shqipe, shpesh vërehet një regjistër i zakonshëm, i thjeshtë dhe argotë i fjalëve dhe kuptimeve të përdorura.
" Në këtë drejtim, pa hezitim mund të vlerësojmë se, deri më sot nuk ka asnjë ligj apo ndonjë akt tjetër normativ-juridik, të aprovuar, dikur në kohën e UNMIK-ut dhe tashti të EULEX-it, që nga aspekti gramatikor, terminologjik apo sintaksor, nuk është "masakruar" apo devijuar nga ana e përkthyesve tanë joprofesional që punojnë në këto institucione ndërkombëtare" .
Po ashtu, është tejet qesharake, kur shpeshherë gjatë paraqitjeve dhe debateve publike të disa politikanëve tanë ndoshta nga mosdija apo si "lapsus", ngatërrohet domethënia kuptimore e termeve "STATUT" me "STATUS", "KONTEKST" me "KONTEST", etj..
Rasti më tipik i përbuzjes së normës së shqipes është ai i ish Krye-parlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ku jo rrallëherë, gjatë drejtimit të seancave të Kuvendit, u drejtohej deputetëve me lajmërimin e tij " tash erdhi koha me votuar". Mund ta merrni me mend se çfarë formimi mund të jetë ky " me votuar"! Të tillë shembuj, ka mjaft që sillen e pështillen nëpër "gramatikën" e deformuar të politikanëve tanë.
Madje edhe nga disa të punësuar në administratën publike dhe shtetërore në Kosovë, nuk po dihet se me çfarë dokumenti si akt formal, raportohet, planifikohet, përcaktohet, vendoset apo rregullohet. "Edhe sikur të dihet, posa ta lexosh me vëmendje përmbajtjen e ndonjërës prej tyre, menjëherë aty do të vëresh përplot gabime, jo vetëm estetike dhe gjuhësore, por edhe të mungesës konstruktive përmbajtjesore të paraqitjes kuptimore të lëndës, e cila nuk është aspak në harmoni me standardet e përgjithshme profesionale të parapara për atë dokument apo akt konkret"
Një dukuri edhe më drastike e shëmtimit të rregullave të përgjithshme të gjuhës standarde shqipe, e kemi në gjyqësi dhe institucionet tjera të drejtësisë. Për procesverbale, që zakonisht diktohen dhe shkruhen gjatë seancave të rregullta gjyqësore dhe mbeten si interne në lëndët e shumta, as mos të flasim fare, por, mjafton që me vëmendje ta lexoni një AKTVENDIM apo AKTGJYKIM të pranuar gjyqësor. Sa gabime estetike, ortografike, kuptimore, gramatikore dhe sintaksore do të vëreni aty?!
Përfundime dhe rekomandime
Nga tërësia që u tha më lartë mund të nxirren këto përfundime: Se procesi i globalizmit është duke ndikuar fuqishëm në shumë gjuhë dhe kultura botërore, së këndejmi edhe në kulturën dhe gjuhën shqipe, ashtu siç ka shtrirë ndikimin e vet edhe në fushën e ekonomisë, politikës, sigurisë e madje edhe në atë të ambientit.
Se vërtetë, në mesin e shqiptarëve po mungon kujdesi dhe vetëdija për ta mbajtur të gjallë e për ta pasuruar shqipen me fjalë e terma të rinj që do t'u përgjigjeshin nevojave të kohës. Për më tepër shqiptarët, gjuhën e tyre shqipe, po e trajtojnë si një monedhë në një treg me hiperinflacion. Për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme në mënyrë që të kemi një nivel gjuhësor me të kënaqshëm në Kosovë, në përgjithësi, mendoj se menjëherë dhe pa vonese Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta nxjerrë dhe ta miratojë një ligj të veçantë, përmes të cilit shqipja si gjuhë e shumicës absolute e popullit të Kosovës, duhet të vihet nën mbrojtje institucionale dhe të cilësohet si pasuri kombëtare, në të kundërtën fundi i qenies , kulturës shqiptare dhe gjuhës shqipes si pjesë e saj, mund të kanoset seriozisht nga faktorët që u cekën në këtë punim, por edhe faktorë të tjerë që mund të lindin ndërkohë.
*Prishtinë, 17 qershor 2014
Shënime
http://linguasocio.blogspot.com/2008/09/globalizimi-komunikimi-gjuhsor-dhe.html.
2Po aty, (shih edhe :http://plato.stanford.edu/entries/globalization).
3Anthony Giddens, Sociologjia, Shtëpia Botuese "Çabej", Tiranë, 2002.
4 Po aty.
5 Shpresa Hoxha, Gjuha shqipe VS. Globalizimit, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare, Prishtinë, 2008, fq.275.
6 Shefkije Islamaj, Aspekti gjuhësor i globalizimit dhe shqipja standarde, në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare, Prishtinë, 2008, fq. 518.
7Shih në:http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/Ahri/AEuropean_Charter_for_Regional_or_
Minority_Languages.pdf.
8 Emil Lafe, Nga liberalizmi gjuhësor te shqipja standarde (vështrim i shkurtër), Botuar te "Gazeta shqiptare Milosao", 05.12.2010.
9 Adnan Abrashi, Shpirti i një populli është gjuha që e flet-Gjuha shqipe është e bukur edhe si gjuhë zyrtare administrative-shtetërore, Prizren, 05. 12. 2009.
10 Po aty.
----------------------------------
Burimet
1. Anthony Giddens, Sociologjia, Shtëpia botuese "Çabej", Tiranë, 2002.
2. Shefkije Islamaj, Aspekti gjuhësor i globalizimit dhe shqipja standarde, në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare, Prishtinë, 2008.
3. Emil Lafe, Nga liberalizmi gjuhësor te shqipja standarde (vështrim i shkurtër), Botuar te "Gazeta shqiptare Milosao", 05.12.2010.
4. Shpresa Hoxha, Gjuha shqipe VS. Globalizimit, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare, Prishtinë, 2008.
5. Adnan Abrashi, Shpirti i një populli është gjuha që e flet-Gjuha shqipe është e bukur edhe si gjuhë zyrtare administrative-shtetërore, Prizren, 09. 12. 2009 ( shih në: http://www.akllapi.net/t7492-adnan-abrashishpirti-i-nje-populli-eshte-gjuha-qe-e-flet).
6. http://linguasocio.blogspot.com/2008/09/globalizimi-komunikimi-gjuhsor-dhe.html.
7. http://plato.stanford.edu/entries/globalization).
8.http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/Ahri/AEuropean_Charter_for_Regional_or_Minority_Languages.pdf