Konfliktet e përgjakshme në Irak a nënkuptojnë edhe fundin e këtij shteti, a paraqesin rrezik global ekstremistët e SHIIL apo do të ndodh diçka më e keqe. Këtë askush nuk e di. Por, opcionet janë të hapura.
Ekstremistët, pjesëtarët e grupit radikal SHIIL, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, kanë filluar me beteja të përgjakshme kundër qeverisë shiite, duke lënë pas vetes qytete të shkatërruara, familje në mjerim dhe shumë viktima.
Edhe sa keq mund të bëhet dhe çfarë kahje mund të marrin ngjarjet dhe si do të përfundojë kjo histori tragjike ende nuk dihet, por supozimeet ekzistojnë.
NËSE BAGDADI HIDHET NË ERË, QEVERIA QENDRORE BIE
Terroristët kanë paralajmëruar sulmin mbi Bagdadin, kurse vendet perëndimore kanë filluar me evakuimin e qytetarëve të vetë që punojnë në këtë qytet.
Ushtria në kryeqendrën e Irakut po përgatitet për mbrojtjen e qytetit dhe janë të bindur se plani i ekstremistëve nuk mund të realizohet, po megjithatë frika ekziston.
NËSE BAGDADI BIE, IRAKU MERR FUND
Nëse vjen deri te rënia e kryeqytetit, do të shndërrohet në fushëbetejë, sepse vendi mund të ndahet në tre regjione armiqësore. Kurdët në veri, shiitët në jug dhe sunitët në perëndim mund të fillojnë luftën për pushtet.
Nëse Iraku rrënohet, prodhimi i naftës mund të ndikojë në gjithë botën dhe mund të ketë rritje drastike të çmimit.
TERRORISTËT DO TË KISHIN NJË PIKËMBËSHTETJE NË ZEMËR TË LINDJES SË AFËRT
Militantët e grupit SHIIL tashmë kanë marrë disa qytete, duke vënë kontrollin e tyre në një territor të gjerë në perëndim dhe në veri të vendit.
Ata nuk do të mund ta marrin gjithë vendin, por në qyetet që i futën nën kontrollin e tyre, menjëherë kanë filluar me zbatimin e sheriatit, bëjnë dënime dhe varje publike dhe hakmarrje brutale.
KRIZA MË E MADHE E REFUGJATËVE QË NGA LUFTA E DYTË BOTËRORE
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se së paku gjysmë milioni irakianë kanë ikur nga Mosuli, kurse besohet se ky numër i refugjatëve do ketë rritje drastike.
Nëse merret parasysh edhe lufta në Siri, kriza e madhe e refugjatëve është në prag.
LUFTA FETARE NË GJITHË REGJIONIN
Frika më e madhe është ajo se mos jemi dëshmitarë të fillimit të luftës më të madhe fetare mes sunitëve dhe shiitëve. Irani, Arabia Saudite, Katari, Turqia dhe Jordania mund të përfshihen në anë të ndryshme në këtë konflikt dhe kjo do të ishte përplasje katastrofale me përmasa botërore./tetovanews.info
Shikojeni videon: