A e dini se… 5890 kilometra ka përshkruar në këmbë Senad Haxhiç, boshnjaku i cili është nisur nga Bosjne Hercegovina e që ka mbërritur në Mekë. Myslimani e ka pëshkruar gjithë itenerarin e 5700 kilometrave për një perudhë kohore gati 10 mujore.
Profesori i lëndës së ekonomisë, është nisur nga Bosnja në këmbë në muajin dhjetor, për të marrë pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet çdo vit në në qytetin e shenjtë të Islamit, pra në Mekë.
Bosnje, Serbi, Bullgari, Turqi, Siri, Jordani, janë shtetet që ka përshkruar Senadi përpara se të mbërrinte në Arabinë Saudite, në Mekë.
47 -vjeçari e ka postuar në rrjetin social Facebook historinë dhe rekordin e tij duke shkruajtur edhe se “Falënderoj Allahun që më ka mundësuar të arrij në Mekë para afatit të haxhit, më 25 tetor”.
” Kam ecur në emër të Allahut” ka vijuar të shkruaj Senadi , duke e treguar se gjithë këtë ritual ai e ka bërë dhe ja ka dedikuar islamit, Bosnje-Hercegovinës, prindërve dhe motrës së tij.






