Rekordet, golat, të gjitha të veçantat e Kampionateve Botërore
Kampionati Botëror i Futbollit 2014 do të jetë edicioni i 20 i Kupës së Botës, një turn botëror që do të zhvillohet në Brazil nga data 12 Qershor deri në datën 13 Korrik. Kjo është hera e dytë që ky turne zhvillohet në Brazil. Brazili u bë shteti i pestë që është mikpritëse e dyfishtë e një Kupe Bote pas: Meksikës, Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Botërori i parë u mbajt në vitin 1930 në Uruguai.
Një vështrim i shpejtë në historinë e futbollit
Thuhet se shpikësit e kësaj loje kanë qenë vendet kineze, sepse atje ka pas ekzistuar një lloj loje e ngjashme me futbollin që quhej “Tsu-tshu” në kohën midis dy shekujve të katërt dhe të tretë para erës sonë. Ndërsa në Itali është luajtur futbolli nën emrin “Kalcio” në vitin 1410 të erës sonë. Shenjat e para të dukshme për praktikimin e kësaj loje kanë qenë në Angli, pas vdekjes së papritur të një portieri, më 23 shkurt të vitit 1585 të erës sonë. Në vitin 1863 u themelua në Britani “Shoqëria Britanike e futbollit” dhe anglezët filluan ta zhvillojnë e avancojnë këtë lojë. Edhe pse kjo lojë kaloi për gjatë një shekulli nga një kontinent në tjetrin, megjithatë anglezët qëndruan mjeshtrat e kësaj loje për rreth 70 vjet, deri në vitin 1930, duke fituar përballë të gjitha skuadrave që kishin më pak përvojë se ata. Më pas filloi Amerika Latine të shfaqë epërsinë e saj përballë skuadrave britanike e të tjera. Sot ekzistojnë më shumë se 130 shtete pjesëmarrëse në bashkimin botëror për skuadrat e futbollit. Gazeta “Tirana Observer” sjell sot 50 fakte të veçanta nga Kupa e Botës. / Përgatiti: Endri Farka/to
1. Që nga prezantimi i klasifikimit të skuadrave botërore nga FIFA, asnjë skuadër që ka qenë në vend të parë të klasifikimit nuk e ka fituar atë.
2. 19 kampionatet botërore janë fituar nga 8 skuadra të ndryshme: Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, Uruguai, Anglia, Franca dhe Spanja
3. Brazili është skuadra që e ka fituar më shumë herë këtë kompeticion: plot 5 herë.
4. Që nga inaugurimi i këtij turneu në vitin 1930, Kupa e Botës është anuluar dy herë: në vitin 1942 dhe 1946, të dyja herët për shkak të Luftës së Dytë Botërore.
5. Brazili është e vetmja skuadër që ka luajtur në çdo turne.
6. Vendi mikpritës kualifikohet automatikisht
7. Pothuajse gjysma e botës (3.2 miliard njerëz) e ndoqën Kupën e Botës 2010.
8. Arritja më e madhe e SHBA-së në Kupën e Botës ishte në vitin 1930, që mori vendin e tretë.
9. Kupa e Botës përbëhet nga 32 skuadra.
10. Më parë merrnin pjesë 24 skuadra, por u zgjerua në vitin 1998
11. Kanadaja është kualifikuar vetëm një herë në Kupën e Botës (1986)
12. Turneu i vitit 2010 kishte një mesatare prej 2.3 golash për ndeshje
13. Vendi i parë afrikan që arriti çerekfinalet ishte Kameruni në vitin 1990
14. Kjo është hera e dytë që Brazili është vend mikpritës i turneut të Kupës së Botës. Hera e parë ishte në vitin 1950.
15. Ronaldo “Fenomeni” është golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror me 15 gola.
16. Ndeshja me më shumë gola në historinë e Kupës së Botës ishte Austri-Zvicër që përfundoi me rezultatin 7 me 5.
17. Rekordi i golave të shënuar nga një person në një ndeshje të vetme është arritur nga rusi Oeg Salenko, që shënoi 5 gola në fitoren kundra Kamerunit në 1994-n.
18. Pele është lojtari që ka fituar më shumë Kampionate Botërore, 3 të tilla.
19. Vendi mikpritës Brazili, ka 12 stadiume të ndryshme, më shumë se çdo vend mikpritës më parë.
20. Uruguai ishte vendi i parë që mikpriti Kupën e Botës.
21. Kukulla identifikuese e këtij Botërori quhet Fuleco
22. Finalja e Kampionatit Botëror 2014 do të luhet në një version të ri të Stadiumit Marakana, stadium i cili mikpriti edhe finalen e vitit 1950.
23. Rekordi më i madh i tifozëve në stadium në një Kampionat Botëror ishte në finalen e vitit 1950 në stadiumin Marakana – me më shumë se 200 mijë tifozë.
24. Gjermania ka arritur finalen 4 herë në 12 Kupa Bote, dhe ka fituar tre prej tyre.
25. Meksika ka pësuar më shumë humbje nëpër kampionatet botërore më shumë se asnjë komb tjetër (22).
26. Ky Kampionat Botëror do të promovojë për herë të parë teknologjinë në vijën fatale në rastet kur goli është i pasigurtë.
27. Çdo komb ka 23 lojtarë, dhe në këto 23 lojtarë 3 prej tyre janë portierë.
28. Afati për dorëzimin e listës përfundimtare të lojtarëve së kombëtareve është 10 ditë përpara fillimit të turneut.
29. Turneu i Kupës së Botës transmetohet në afro 200 vende.
30. Çmimi total i parave për këtë kampionat është 454 mln dollarë. Këto para i ndahen çdo kombi në fazet e grupeve. Më shumë para i dhurohen skuadrave që avancojnë.
31. Goli më i shpejtë i shënuar në një Kupë Bote ka ndodhur në vitin 2002, kur lojtari i Turqisë me prejardhje shqiptare, Hakan Sukur, shënoi kundër Koresë së Jugut në sekondën e 11.
32. Lojtari më i ri që ka lozur në një kampionat botëror ishte Norman Whiteside i Irlandës së Veriut, 17 vjeç.
33. Futbollisti francez Just Fontaine mbn rekordin e më shumë golave të shënuar në një Kampionat Botëror të vetëm. Në vitin 1985 ai shënoi 13 gola në 6 ndeshje.
34. Vetëm 13 shtete morën pjesë në kampionatin e parë botëror.
35. Hungaria theu rekordin për më shumë gola të shënuar në një ndeshje të vetme, 10 gola kundra El Salvador në vitin 1982.
36. Gjermania dhe Brazili janë vendet që kanë dalë më shumë herë nëpër finalet e Kupës së Botës. Të dyja bashkë kanë shkuar 7 herë në finale.
37. Gjermania ka luajtur numrin më të madh të ndeshjeve përgjatë historisë së Kupës së Botës.
38. Vendi mikpritës ka shkuar në finale 6 herë.
39. Kampionatin e kaluar Botëror, Afrika e Jugut ishte vendi i parë mikpritës që u eliminua që në raundin e parë.
40. Vetëm dy kampionate botërore janë vendosur nga gjuajtjet e penalltisë (1994 dhe 2006).
41. Kartoni i kuq më i shpejtë i marrë në Kampionatin Botëror iu dha në sekondën e 56, lojtarit uruguaian Jose Baptista në një ndeshje kundër Skocisë.
42. Asnjë kontinent tjetër përveç Amerikës Latine dhe Europës nuk ka nxjerrë një fitues në kampionatet botërore.
43. Italia është në vend të dytë pas Brazilit përsa i përket numrit të titujve, 4 Kupa Bote.
44. Skuadra e fundit që ka fituar është Spanja në vitin 2010.
45. Brazili është vendi i pestë që pret Kampionatin Botëror për të dytën herë.
46. Në këtë kampionat botëror bën pjesë për herë të parë skuadra e Bosnje-Hercegovinës.
47. Lojtarët nuk lejoheshin të shkëmbenin fanellat deri në vitin 1986, sepse FIFA nuk lejonte që lojtarët të tregonin kraharorin e tyre.
48. Vendi pritës që ka pasur një pjesëmarrjen më të madhe në histori ishte SHBA-ja. Mesatarja e pjesëmarrjes për çdo ndeshje ishte 69 mijë tifozë dhe me një total prej 3.5 milionë tifozë.
49. Kupa e Botës është organizuar vetëm një herë në dy shtete: Japoni dhe Kore e Jugut në vitin 2002.
50. Kjo është hera e parë që dy kampionate botërore njëra pas tjetrës zhvillohen jashtë Europës.
Libri i Artë i Botërorit
1930 Uruguai
1934 Itali
1938 Itali
1950 Uruguai
1954 Gjermani
1958 Brazil
1962 Brazil
1966 Angli
1970 Brazil
1974 Gjermani
1978 Argjentinë
1982 Itali
1986 Argjentinë
1990 Gjermani
1994 Brazil
1998 Francë
2002 Brazil
2006 Itali
2010 Spanjë







