Në vitin 2012 Erik Finman mori hua nga e ëma e tij 1 mijë dollarë dhe vendosi që t’i investojë në monedhën dixhitale Bitcoin. Pas një viti e gjysmë, ai i shiti investimet e tij për 100 mijë dollarë dhe i përdori fitimet për të krijuar një uebfaqe në internet për bisedat online me chat dhe me video, të quajtur Botangle.com.
Biznesi i tij tani ka më shumë se 20 punonjës (si programues, dizenjues dhe animatorë) dhe mbi 100 përdorues aktivë. Finman mori pjesë në konferencën Reddit Q&A, dhe dha disa këshilla për kompanitë si dhe iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me suksesin e tij në Bitcoin. “Shumë njerëz nuk mund ta kuptojnë se si një 15 vjeçar mund të bëjë diçka të tillë,” tha Finman për Mashable. (CIO Albanian)






