10 qytetet më turistike bregdetare të Mesdheut (VIDEO)


Mesdheu është një zonë e shenjtëruar e globit ku jeta është më e thjeshtë dhe më e bukur. Ju njihni San Tropenë, Monakon dhe Kanën, por kjo listë për të cilën ne po flasim, tregon për Mesdheun e vërtetë. Ju mbase nuk keni dëgjuar për këto qytete, por mund t’ju premtojmë diçka: pasi të keni lexuar listën, pushimet e ardhshme do t’i keni të planifikuara. Revista e famshme “Askmen” si plazhin më të bukur të Mesdheut cilëson Portofino, që konsiderohet ‘fëmija i artë’ i Rivierës Italiane, një nga vendet më të bukura në botë që nga vitet 60’ e deri më sot. Ka qenë dhe do të vazhdojë te jetë një nga qytetet bregdetare më të mira në planet për shkak të bukurive të pabesueshme që ky vend ofron. Gjiri i Portofinos është shumë mahnitës. Asnjë qytet nuk i afrohet sharmit dhe stilit të Portofinos. /Përgatiti: Endri Farka/to

10. Taormina, Itali


E vendosur në bregun lindor të Siçilisë, Taormina përshkruhet si mishërimi i qyteteve plazhe në jug të Italisë. Ky qytet është shtëpi për shumë poetë e piktorë, dhe përfaqëson një nga rajonet më kreative dhe të famshme në 60 vitet e fundit. Hotel El Jebel është një pronë mesdhetare me 5 yje që shpesh shërben si pikë takimi për shumë artistë, të famshëm dhe politikanë që frekuentojnë këtë qytet bregdetar. Muret e këtij hoteli të sjellin në kujtesë fundin e viteve 1960, kur Taormina sapo kishte nisur të njihej në skenën europiane.




9. Cassis, Francë

Cassis dikur ishte një fshat i vogël peshkimi që ruante pastërtinë e Francës jugore pa pasur shkëlqimin e vendeve fqinje si Nisë, Kanë dhe San Trope. Cassis vazhdon të mbetet një vend shumë pak i vizituar nga turistët amerikanë, por që nga fillimi i viteve ‘50 është kthyer në qendër të vëmendjes të europianëve të pasur. Cassis është shtëpia e prodhimit të verës së bardhë. Kjo qytezë e qetë është kthyer në një nga zonat më të pëlqyera për sa i përket qyteteve mesdhetare bregdetare. La Villa Madie në shkëmbinjtë e qytezës mund të jetë një restorant i vjetër, por hyn tek ato tipe restorantesh të dizajnuar posaçërisht për aristokratët dhe aktorët e pasur.




8. Port Grimaud, Francë

E konceptuar nga arkitekti Francois Spoerry në vitet 60’ si ‘Venecia Provinciale’, Port Grimaud ruan të njëjtat tradita të frymëzuar nga stili italian, por me një atmosferë ekzotike më të madhe. E dizajnuar për të qenë pika e mesme e udhëve midis San Tropesë dhe Frejusit, Port Grimaud është tani shtëpi e disa njerëzve më të pasur në botë. Në fakt, të 4000 banorët zotërojnë jahtet e tyre jashtë shtëpive. Hoteli ‘The Relaise & Chateau’ përgjatë rrugës për në San Trope është një ndër strehimet kryesore për ata që kanë ankoruar jahtet e tyre në Port Grimaud.




7. Haifa, Izrael

Shumë personave nuk u bie mendja për Izraelin, kur bie fjala për qytetet mesdhetare bregdetare, por Haifa është një ndër qytetet më të mirë. Për shkak të pozicionimit të tij gadishullor, Haifa është e rrethuar me det nga tre anë të saj, dhe ofron një mjedis të kënaqshëm europian, me theks të Lindjes së Mesme. E pozicionuar pak milje nga Tel Avivi, Haifa është lehtë e arritshme dhe ofron një eksperiecnë kulturore më shumë se vendet e tjera. Restoranti Lolka është i fshehur në një rrugicë, por ofron një nga shërbimet më të mira në rajon. Ai është konsideruar një nga lokalet e preferuara të turistëve të pasur.

6. Naksos, Greqi

Naksos njihet si ishulli më i gjelbër i zonës, me male të larta dhe lugina pjellore. Shumë prej plazheve janë ende të paprekura. Peisazhet e bukura nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe shumë aventurierë kohët e fundit preferojnë të kalojnë nga brigjet e Naksosit. Taverna ‘Lucullus’ është një restorant 100-vjeçar që u bë i famshëm nga oktapodët e freskët të pjekur. Është shndërruar në një vend takimi për vendasit, turistët dhe të famshmit. Që nga viti 1970 ky restorant ka parë kulmin e klientelës së huaj duke e bërë Naksosin një vend të njohur në mbarë botën.




5. Positano, Itali

Ky vend bregdetar njihet për pamjet e saj shkëmbore. Ekziston një përzgjedhje e mirë restorantesh dhe hotelesh në të cilat mund të shijoni një koktej ndërsa vështroni pamjen magjepse bregdetare. Hoteli ‘San Pietro’ është tejmase luksoz. Hoteli është i ndërtuar në anën e një shkëmbi bregdetar, dhe holli i hotelit i çon mysafirët direkt në një plazh privat.


4. Murcia, Spanjë

Ashtu si Naksosi i Greqisë, edhe Murcia nuk është një qytet – është provincë. Murcia është një vijë e gjatë bregdetare, me plazhe të shkretuara që në të shumtën e rasteve janë komplet bosh. Hoteli ‘Rincon de Pepe’ shtrihet në qendër të provincës Murcia, dhe bari i këtij hoteli ‘La Muralla’ është i njohur për përzgjedhjen e saj të pijeve. Gjithashtu kjo është e vetmja zonë e qytetit ku vazhdojnë të qëndrojnë muret origjinale arabe. Qëndra e provincës është zemra e artit të Murcias, dhe ka qenë e tillë prej më shumë se 50 vitesh.




3. Abruzzo, Itali

Ndërsa Abruzzo përballet me Adriatikun, është vetëm 50 milje në lindje të Romës, dhe është shtëpi e 21 resorteve skish, që e bëjnë rajonin shumë popullor si në verë edhe në dimër. Një gjë e rrallë kjo për vendet e tjera. ‘Ernesto’ është restoranti klasik italian më i rekomanduar që na sjell përsëri mbrapa në Romën e viteve 50’.

2. Menton, Francë

Menton ka disa nga pasuritë e patundshme më të dëshirueshme në planet, e vendosur midis Monakos dhe Italisë. Ky është një nga destinacionet më të kërkuara për ata njerëz që në vend të festave janë në kërkim të relaksit. Çfarë kuptimi do të kishte Riviera Franceze pa kazinotë e saj? Kazinoja ‘Menton’ është një nga krijimet më të vjetra që ofron aksione të larta kumari dhe argëtim për klientët. Po ju paralajmërojmë se të punësuarit e kazinosë flasin vetëm frëngjisht dhe italisht.


1.    Portofino, Itali

Portofino konsiderohet ‘fëmija i artë’ i Rivierës Italiane, një nga vendet më të bukura në botë që nga vitet 60’ e deri më sot. Ka qenë dhe do të vazhdojë te jetë një nga qytetet bregdetare më të mira në planet për shkak të bukurive të pabesueshme që ky vend ofron. Gjiri i Portofinos është shumë mahnitës. Asnjë qytet nuk i afrohet sharmit dhe stilit të Portofinos. Hotel ‘Splendido’ ka pritur një sërë të famshmish si Humprey Bogart, Lauren Bacall, Elizabeth Taylor, Clark Gable dhe Ava Gardner. Prona është e fokusuar në kuzhinën autentike tradicionale të Portofinos.