10 misionet ushtarake amerikane që ndryshuan rrjedhën e historisë

Cilat ishin operacionet e SHBA që kanë hyrë në historinë botërore

Amerika historikisht ka qenë pjesë e luftërave të ndryshme. Dhe si rezultat, vendi ka një histori të gjatë luftrash. Ndërkohë që pjesa më e madhe e luftërave që nga Koha Atomike deri më sot kanë qenë pjesë e debateve dhe diskutimeve të shumta, ka patur beteja në historinë amerikane që përbëjnë më shumë se thjesht fitore. Këto beteja tregojnë heroizmin, aftësitë dhe tendencën e palëkundshme për të ecur përpara pavarësisht vështirësive me të cilat janë përballur njerëzit më të zotë të Amerikës. Këto misione ushtarake amerikane përfaqësojnë atë që konsiderohet pjesa më e mirë e Amerikës dhe i jep formë historisë së superfuqisë botërore, Amerikës. Një nga këto misione është edhe beteja e famshme e Normandisë. Trupat Aleate të përbëra kryesisht nga ushtarë amerikanë, britanikë dhe kanadez, do të sulmonin Normandinë që ishte nën pushtimin e Gjermanisë Naziste. Rezistenca gjermane ishte e fortë dhe e mirë pozicionuar, sidomos në plazhin Omaha dhe qytetin e Caen (Kaen). Në muajin e parë, Aleatët do të fitonin terren. Luftime të ashpra do të ndodhnin në këto toka me pyje të dendur dhe fusha të gjera që pikërisht për këtë faunë do të merrnin emrin luftimet Bocage (fjalë në frëngjisht). Por në të vërtetë Aleatët hovin do ta merrnin vetëm gjatë Operacionit Kobra në Saint-Lô, një qytet në veri të Francës. Gjatë gushtit, Armata e Shtatë Gjermane dhe Armata e Pestë e Panzerave ishin rrethuar gati krejtësisht në Falaise. 50 000 ushtarë u zunë rob por një pjesë e mirë e ushtrisë, arriti të dalë nga rrethimi dhe të iki. Forcat aleate që vepronin në Itali u detyruan të pushtonin Rivierën Franceze dhe më 15 gusht, bënë të mundur lidhjen me trupat në Normandi. Më 19 gusht, Rezistenca Franceze në Paris, ngriti krye kundra pushtuesve gjerman. Njësia Franceze nën komandën e Gjeneralit Jacques Leclerc, që erdhi në qytet drejt e nga Normandia, mori deklaratën e dorëzimit të forcave gjermane atje dhe kështu më 25 gusht, Parisi më në fund ishte çliruar.
10 – Beteja në kodrën e Bunkerëve / Lufta Revolucionare Amerikane
Përshkrim i misionit ushtarak: Objektivi britanik ishte pushtimi i gadishullit Çarlstaun, kështu ata mund të kalonin përmes Kembrixhit dhe të pushtonin portin e Bostonit. Shumë shpejt britanikët mësuan se kjo nuk ishte diçka e lehtë dhe se kolonia amerikane nuk do mposhtej lehtësisht.
Si triumfoi Amerika: Kolonitë amerikane i shkaktuan britanikëve dëmet më të mëdha që pësuan gjatë gjithë revolucionit, me 228 të vdekur dhe me mbi 800 të plagosur. Edhe pse britanikët në përfundim arritën të realizonin objektivin e tyre, ata ishin shumë të dobët që të mund të arrinin deri në Kembrixh dhe e arritën fitoren me kosto shumë të mëdha.
Arritjet: Pas Betejës në Kodrën e Bunkerëve, qëndrimi i Britanikëve ndryshoi tërësisht. Ata zëvendësuan shumë gjeneralë, dhe siç gjenerali Henri Klinton kishte shënuar në ditarin e tij, “Dhe disa fitore të tilla dhe me siguri dominimi britanik në Amerikë do kishte përfunduar”. Disi ironike, por ai ishte prezent kur kjo ndodhi realisht.
9 – Operacioni Stuhi në Shkretëtirë / Lufta e Gjirit
Përshkrim i misionit ushtarak: I hartuar me qëllim pushtimin e Irakut për të shkaktuar humbje strategjike të kullave radar, hekurudhave, fabrikave, depove të armëve dhe godinave ushtarake, me humbje minimale të popullsisë civile, ‘Stuhia në Shkretëtirë’ fillimisht ishte menduar të ishte një sulm ajror, me pak mbështetje nga toka, me qëllim përfshirjen e drejtpërdrejtë të kundërshtarëve në luftim.
Si triumfoi Amerika: Strategjia e sulmit ajror funksionoi aq mirë sa që pakënaqësia e parë e ushtarëve që u përfshinë në Luftën e Gjirit, ishte mërzitja. Ajo ishte një luftë ku u përdor teknologji superiore, që përshiu përdorimin e raketave detare, bombave me tog, bomabe me telekomandë. Të gjitha stacionet ushtarake dhe mjetet e tyre u shkatërruan shumë shpejt dhe pa shumë sfidë. Forcat irakene mundën të kundërpërgjigjeshin vetëm duke lëshuar raketa në Izrael dhe duke djegur fushat me naftë të Kuvajtit.
Arritjet: Strategjia e hartuar për ‘Stuhinë në Shkretëtirë” rezultoi të ishte një nga taktikat më të efektshme në luftërat moderne. Ajo u përdor në pushtimin e Afganistanit dhe në sulmin e dytë ndaj Sadamit, ashtu si dhe me kryengritësit në Luftën e Irakut.
8 – Beteja në Pyllin Argone / Lufta e Parë Botërore 
Përshkrim i misionit ushtarak: Forcat e Ekspeditës Amerikane, të patestuara, ishin vënë në ngarkim të shkatërrimit të qendrës kryesore të hekurudhës në Sedan, duke ofruar mbështetje për forcat gjermane në sektorin juglindor të Frontit Perëndimor.
Si triumfoi Amerika: Dëmet ishin aq të mëdha për ushtrinë gjermane, sa që gjenerali Pershing kërkoi 90 mijë përforcime të tjera, prej të cilave u paraqitën vetëm 45 mijë. Amerikanët arritën të kalonin kufirin e Hindenburgut, dhe pavarësisht gabimeve katastrofike të batalionit 308, të lodhur dhe të pafuqishëm për shkak të mungesës së ushqimit, ujit dhe municioneve të tjera, ata arritën të përballeshin me kundërshtarët në mënyrë që të shpëtonin.
Arritjet: Përfshirja e Amerikanëve në Luftën e Parë Botërore, nënkuptonte forca të reja në fushëbetejë dhe bëri që Forcat Aleate të fitonin. Pavarësisht mungesës së eksperiencës së tyre, të treguar, ata ishin në gjendje që të korrnin një fitore që do të rezultonte të ishte beteja e fundit e luftës, dhe ajo që do të detyronte forcat gjermane që të dorëzoheshin dhe të nënshkruanin Paktin e Armëpushimit.
7 – Beteja në Perimetrin Pusan / Lufta e Koresë 
Përshkrim i misionit ushtarak: Forcat e koalicionit të ShBA dhe Kombeve të Bashkuara, ishin me shpatulla pas muri. Forcat amerikane ishin mposhtur në të gjitha betejat madhore në të cilat ishin përfshirë që në fillim të ndërhyrjes së tyre në konflikt, dhe që nga Shtatori, forcat e koalicionit kontrollonin vetëm 10 % të gadishullit Korean – një zonë e njohur si Perimetri Pusan. Nëse ata do të ishin mposhtur nga Koreja e Veriut, gjithçka do të ishte e humbur.
Si triumfoi Amerika: Forcat Ajrore të Lindjes së Largët ishin në gjendje të identifikonin drejtimin e betejës, përmes sulmit të tyre superior bombardues. Gjenerali Valton Uokër, përdori teknikën inovative të zhvendosjes së trupave të tij nga një grup kundërshtarësh tek një tjetër, duke u bërë një kombinim mes luftimit tokësor, sulmeve ajrore dhe atyre në det të hapur, që shkaktuan dëmet më të mëdha tek forcat e lodhura Koreane Veriore.
Arritjet: Duke ruajtur pozicionin e tyre në Pusan, Koreanët Jugorë kishin shpresë për Luftën Civile dhe e kthyen situatën në favor të tyre. Edhe pse rezultatet e luftës ishin shkatërruese dhe mbrojtja në Perimetrin Pusan dështoi, ndoshta tashmë nuk do të ekzistonte Koreja e Jugut e lirë dhe demokratike.
6 – Beteja në portin Inkon / Lufta e Koresë 
Përshkrim i misionit ushtarak: Ndërkohë që pjesa më e madhe e Ushtrisë Koreane ishte përfshirë në Perimetrin Pusan, gjenerali i ushtrisë Dagllas Mekartur, planifikoi një sulm të papritur në portin Inkon, në bregun perëndimor. Kjo, kishte menduar ai, do të bëte që pjesa më e madhe e trupave të tij të pozicionohej në afërsi të kryeqytetit të Seulit dhe të shkatërronte rrugë përmes së cilave merrte ndihmë Korea e Veriut.
Si triumfoi Amerika: Ata mendonin që plani nuk mund të realizohej, për shkak të rrugëve mjaft të ngushta, dhe motit të paqëndrueshëm; por rreziku i marrë përsipër nga Mekartur u shpërblye. Në momentin që forcat koreane mësuan për afrimin e trupave amerikane, ishte shumë vonë. Trupat u përballën me pak rezistencë dhe shumë shpejt, në një kohë rekord, ata arritën të pushtonin Seulin. Misioni i kapi në befasi forcat e Koresë së Veriut, duke qenë se ata besonin se sulmi do të vinte nga Perimetri Pusan.
Arritjet: Beteja në Inkon e kombinuar me Betejën në Perimetrin Pusan, bëri që koreanët veriorë, mjaft konfidentë në vetvete, të tërhiqeshin tërësisht, dhe që Korea e Jugut të çlirohej nga komunizmi përgjithmonë, dhe që vendi të ndahej në dy pjesë.
5 – Beteja e Okinavës / Lufta II Botërore 
Përshkrim i misionit ushtarak: Okinava, nën sundimin kolonial të Japonezëve, ishte një pikë kryesore prej së cilës Amerikanët do të sulmonin tokën japoneze. Ajo ishte shumë e rëndësishme për amerikanët, por ata duhej ta merrnin nga japonezët e vendosur, të cilët ishin të gatshëm të përballeshin me vdekjen vetëm që kjo të mos ndodhte.
Si triumfoi Amerika: Amerikanët filluan një sulm detar, që shkaktoi rreth 72 mijë dëme, dhe humbjen e pjesës më të madhe të popullsisë civile të Okinavës, që ndodhi gjatë shkëmbimeve luftarake. Luftimi ishte i ashpër, por merita e fitores së kësaj beteje takon ushtarëve të Divizinit të Gjashtë, të cilët arritën që të vetëm të merrnin në zotërim pjesën më të madhe të ishullit, duke u përballur me rezistencë psikotike.
Arritjet: Kjo është ndoshta një nga betejat më të nënvlerësuara të Luftës Dytë Botërore, duke qenë se ajo u fsheh në ndërgjegjen e publikut nga Ivo Jima, dhe fitorja e arritur në Okinava, nuk ishte i domosdoshëm. Pushtimi i tokës japoneze nuk ndodhi asnjëherë, pasi ‘Njeriu i Shëndoshë’ dhe ‘Djali i Vogël’ – dy bombat atomike – bënë pjesën e mbetur.
4 – Beteja e Miduej / Lufta II Botërore
Përshkrim i misionit ushtarak: Gjashtë muaj pas sulmit të Pearl Harbor, Japonia ishte përkushtuar ndaj pushtimit dhe sundimit të Malazisë dhe Filipineve, Indonezisë dhe Singaporit. Plani i tyre vijues ishte ngritja e një kurthi për fundosjen e mjeteve amerikane dhe pushtimin e ishullit Miduej, në mënyrë që ata të mund të vazhdonin me sulmet e tyre ndaj amerikanëve nga Paqësori Lindor.
Si triumfoi Amerika: Ajo që nuk dinin japonezët ishte se deshifruesit e kodeve sekrete amerikanë, tashmë kishin zbuluar komunikimet e tyre, të njohura si JN – 25. Ata ishin në gjendje të lokalizonin Miduejn si targetin e tyre kryesor, të parashikonin mënyrën e sulmit dhe datën kur japonezët kishin vendosur të sulmonin. Amerikanët arritën që të mundnin forcat detare japoneze, duke shkatërruar 200 avionë detarë, një humbje nga e cila japonezët nuk arritën të merrnin veten.
Arritjet: Historikisht, Beteja e Miduej është konsideruar si pjesa më e rëndësishme e luftërave të zhvilluara gjatë Luftës Dytë Botërore. Ishte kjo fitore që lejoi amerikanët të kalonin në mbrojtje dhe të kapnin momentin – një moment që japonezët nuk do të mund të fitonin pas dorëzimit të tyre përfundimtar.
3 – Pushtimi i Normadisë / Lufta Dytë Botërore 
Përshkrimi i misionit ushtarak: Për trupat ushtarakë në plazhin Omaha, asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar. Vështirësitë në lundrim bënë që mjetet e tyre të lëviznin drejt lindjes dhe plazhi ishte, pjesa më e fortifikuar dhe më e mbrojtur. Inteligjenca e tyre nuk arriti të parashikonte ardhjen e Divizionit 352 gjerman, me të cilët u ndeshën në momentin e zbarkimit. Dhjetë anije pësuan humbje përpara se të mund të arrinin në breg, ndërkohë që pjesa tjetër që arriti të zbriste nuk mundi të kalonte më tej.
Si triumfoi Amerika: Pavarësisht vështirësive me të cilat u përballën, grupe të mbijetuarish ndërtuan dy rrugë provizore në plazh dhe arritën të eksploronin dhe të identifikonin pikët më të dobëta të terrenit, me qëllim arritjen e objektivave të tyre gjatë ditëve në vijim. Edhe pse rrugët e ndërtuara prej tyre ishin mjaft delikate, Divizioni 352 u nda në dy grupe të vogla me qëllim vijueshmërinë e planit.
Arritjet: Pushtimi i Normandisë në tërësi ishte dizenjuar nga gjenerali Duajt Ajsenaur, dhe mbetet ende pushtimi më i madh detar në historinë botërore. Çdo regjiment arriti objektivat e tij dhe zbarkimi në breg shënoi fillimin e fundit të forcave hitleriane.
2 – Beteja e Ivo Jimas / Lufta Dytë Botërore 
Përshkrim i misionit ushtarak: Ivo Jima ishte një ishull i një rëndësie të madhe si për amerikanët ashtu dhe për japonezët. Posedimi i dy fushave ajrore, nga secila palë. Do të kishte ndryshuar tërësisht rrjedhën e ngjarjeve. Ai ishte një vend strategjik për të sulmuar, prej të cilit Japonia do të mund të kishte bombarduar forcat amerikane dhe, nëse ShBA do e kishte në zotërim, ata do e kishin përdorur Ivo Jimën si një pikë strategjike për zbarkim.
Si triumfoi Amerika: pavarësisht dëmeve që pësuan, djemtë amerikanë u ndanë në dy grupe dhe arritën që të merrnin në posedimin malin Suribahi. Pavarësisht se ata lëviznin vetëm disa qindra metra në ditë, ata arritën që të kapnin në befasi japonezët në pikën veriore Kitano dhe të merrnin ishullin në zotërim total brenda një muaji.
Arritjet: Lufta në Ivo Jima prodhoi një nga imazhet më të rëndësishme dhe më të përfolura në historinë amerikane: gjashtë ushtarë që mbanin ngritur flamurin amerikan. Gjithashtu, ajo u bëri të ditur amerikanëve se japonezët do të mbronin vendin e tyre me çdo kusht, dhe luajti një rol të rëndësishëm në vendimin për lëshimin e bombave në Hiroshimë dhe në Nagasaki – një vendim që ndikoi të gjithë njerëzimin.
1 – Beteja në Jorktaun / Lufta Revolucionare Amerikane
Përshkrim i misionit ushtarak: Plani origjinal për gjeneralët Uashington dhe Roshambau ishte të vepruarit në kundërshtim me gjeneralin Henri Klinton në qytetin e Nju Jorkut. Por kur u përhapën fjalët se gjenerali Kornuallis kishte zhvendosur trupat e tij për përkrahje dhe përforcim në Jorktaun, Uashington shkroi: “Unë jam i mendimit se nën rrethana të tilla, ne duhet të dërgojmë një ushtri të madhe në Pikën Perëndimore; të lihet një numër i konsiderueshëm trupash për mbrojtjen e Nju Jorkut, dhe pjesa e mbetur të dërgohet në Virxhinia”. U vendos që plani të zbatohej në Jorktaun.
Si triumfoi Amerika: Forcat amerikane sëbashku me ato franceze, arritën të mposhtnin forcat britanike. Ndërkohë që francezët bllokuan britanikët në bregdet. Amerikanët lëshuan 1728 bomba në ditë, me një mesatare prej 1.2 bomba në minutë, për tre javë radhazi. Në momentin që kundërshtarët kuptuan se dhe po të merrnin përforcime do të ishte tepër vonë, ndaj zgjidhja e vetme ishte dorëzimi.
Arritjet: Asnjë nuk e kishte imagjinuar se kjo betejë do të ishte fundi i Luftës Revolucionare Amerikane. Pas kësaj, kryeministri Lord North u shpreh duke qarë: “O Zot! Përfundoi gjithçka!” Pas dorëzimit të kundërshtarëve, u nënshkrua Traktati i Parisit dhe pas kësaj lindi kombi më influencues në botë.