Ata nuk janë peshk por janë definitivisht je, si në formë ashtu edhe në popullaritet.
Yjet e Detit mund të quhen më shumë kështu si yje të detit sepse ata nuk janë peshk por janë ekinoderm që bëjnë pjesë në të njëjtën familje me iriqët e detit, iriqët e rërës së detit dhe trangujt e Detit.Ata janë të vjetër në këtë botë se paku 450 milion vjet, që nga koha ordavikiane por kjo histori e gjatë mund të vijë në fund pasi që në të dyja brigjet, të Oqeanit Atlantik dhe Paqësorë në SHBA ata janë përfshirë nga një sëmundje misterioze.
Problemi është shfaqur papritur më 2013 dhe nuk dihen shkaqet e shkaktimit të tij. Yjet e Detit janë duke vuajtur nga një vdekje e tmerrshme ku po vdesin me numër të madh për shkak të sëmundjes që ju shkaktohet si formë dëmtimit të bardhë në trupin e tyre. Shumë shpejt, organet e notimit të tyre bëhen të buta dhe të lëshuara, pastaj trupi dhe organet e tyre shkatërrohen duke e mbytur krijesën.
Një raport i fundit në “Science” nuk jep një lajm të mirë. Patogjeni ka pasur ndikim në 18 lloje të yjeve të Detit vetëm në Bregun Perëndimorë. Kjo do të thotë që virusi ende nuk ka ndonjë origjinë. Pyetja ende mbetet pa përgjigje – pse kjo sëmundje u paraqit kaq papritur? A është nga natyra apo e ka shkaktuar dikush? A e ka shkaktuar njeriu me anë të ndonjë ndotësi?
Përderisa atyre po ju kanoset zhdukja – ky është një tërheqje e vëmendjes nga shkencëtarët – po ashtu ka një shqetësim për shtazët që i hanë yjet e Detit – a do të ndikoj edhe tek ato sëmundja? Yjet e detit konsiderohen grabitqar, kështu që zhdukja e tyre do të këtë një ndikim kuptimplotë në ekosistemin e të dyja brigjeve oqeanike.
Shqetësimet janë rritur përderisa një skuadër e shkencëtarëve janë duke monitoruar rritjen e sëmundjes.
Le të shpresojmë që të gjendet një zgjidhje për Yjet e Detit që ata të shërohen sa më shpejt.
Burimi: Gazeta Express