Vjersha me titull - Ëndërra e Alketës




Shalqini I rrumbullakët
Këmisha lara- lara
Përbrenda skuq si gjak 
Dhe ka një mijë fara.

Sa mirë do të ish,
Shalqini lara- lara,
Vec lëng e tul të kish Dhe të mos kish fara.

Kështu mendon Alketa
Pasi enede s`di
Se fara, po të mos ketë,
S`do të ketë më shalqi.