Fotografi të ish-presidentit të Jugosllavisë dhe të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, janë shfaqur sot në barrikadat e e përkrahësve të federalizimit në Kramatorsk, raporton RIA Novosti.
Lajmin e parë për këtë ngjarje e përcolli gazetari Tim Judah, i cili shkroi në profilin e tij në Twitter: “Ballkan, vini re, vini re,Millosheviqi në mesin e fotografive të barrikadave të prorusëve në Kramatorsk.”
Judah, i cili këto ditë ndodhet në lindje të Ukrainës, në disa raportime ka shkruar se situata në këtë vend të kujton ngjarjet tragjike që ndodhën në ish-Jugosllavi gjatë viteve 90` të shekullit të kaluar.
Zëvendësi i parë i kryetarit të Këshillit për çështjet e bashkësive dhe organizatave fetare, Mihail Markjelov,është i mendimit se Ukrainën e pret verzioni më i keq se i fatit të ish-Jugosllavisë.Ai theksoi se përfaqësuesit aktual të pushtetit duhet të përgjigjen para Tribunalit të Hagës për krimin në Odesë, ku vetëm të premten u vranë mbi 40 persona dhe mbetën të plagosur mbi 200 të tjerë,Sllavjansk dhe në qytete të tjera./www.tetovanews.info






