Home »
» VIDEO: Xhirime të pabesueshme në kolor: Një regjisor i famshëm ka filmuar zbarkimin në Normandi, çlirimin e Parisit…
Filmi i tij dokumentar mbeti i fshehur në tavanin e shtëpisë dhe kohët e fundit është gjetur nga i biri.
Më 6 qershor 1944 filloi Dita-D. E gjithë Evropa u çlirua nga nazistët. Edhe pse ka shumë filmime të asaj kohe, ky dokumentar jep një pamje të fuqishme të atyre momenteve shumë të rëndësishme historike për gjithë Evropën. Regjisori George Stevens, me njërën nga kamerat e para që mund të filmonin në kolor, ka regjistruar zbarkimin në Normandi, çlirimin e Parisit, tmerret e kampeve naziste të përqëndrimit dhe hyrjen në Berlinin e shkatërruar.Stevenson ishte regjisor i njohur, i cili famën e arriti në vitet `30 të shekullit të kaluar. Njëri nga filmat e tij më të njohur është “Swing Time” i vitit 1936, ku në rolet kryesore luajnë Fred Astaire dhe Gringer Rogers. Ai e fitoi edhe Oskarin më 1951 me filmin “A Place in the Sun”./tetovanews.info
Shikoje videon: