Nga video më poshtë do ta shihni se si policia turke pengon punën e reporterit të CNN International, Ivan Votson, i cili raportonte për protestat e paralajmëruara për sot me rastin e një vjetorit të trazirave antiqeveritare të vitit të kaluar në parkun Gezi. Policia ndërhyn duke e pyetur se a është gazetar, për cilin televizion punon dhe ku e ka press-kartën dhe pasaportën. Transmetimi vazhdon deri sa policia e largon nga vendi ku ishte duke raportuar.Pastaj njëri nga policët e godet, ia thyejnë mikrofonin dhe kamerën…Televizioni më vonë njoftoi se ekipi i tyre është mbajtur në polici derisa e panë pasaportën që u soll nga korrespodentura e televizionit në Stamboll. Asnjëri nga ekipi nuk është arrestuar dhe në fund, para se të lirohen, ju është kërkuar falje për krejt “keqkuptimin”./tetovanews.info
Home »
» VIDEO: Policia turke keqtrajton korrespodentin e CNN-it, i cili ishte në transmetim të drejtpërdrejt nga Stambolli
VIDEO: Policia turke keqtrajton korrespodentin e CNN-it, i cili ishte në transmetim të drejtpërdrejt nga Stambolli