VIDEO/ Muxhahedini kosovar gris pasaportën në Siri: Është dokument i qafirëve


Nuk dihet nëse ai është vërtetë i rëndësishëm apo jo, por kosovari Lavdrim Muhaxheri e prezanton veten si një nga drejtuesit e organizatës terroriste Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit.
Së fundmi, Muhaxheri, nga Kaçaniku i Kosovës, është shfaqur në një video duke folur një arabishte të rrjedhshme.
Sipas Express, ai thotë se është vetëm mysliman, duke mohuar përkatësitë e tjera.
Në fund, ai gris pasaportën kosovare, duke thënë se është dokument i qafirave (jobesimtarëve).

ExpressTV: Lavdrim Muhaxheri- Pasaporta e Kosoves by GazetaExpressTV