VIDEO: Kështu reagojnë njerëzit kur femra keqtrajton mashkullin; Po ju si do të reagonit?


Skuadra e cila qëndron pas iniciativës “ManKind”, në kuadër të fushatës “Dhuna është Dhunë”, vendosi që të bëj një eksperiment dhe video që e kanë përgatitur do t`ju bëjë që të reflektoni.

Një çift i ri (në fakt dy aktorë) fillojnë një zënkë të ashpër  në një park të Londrës dhe gjërat dalin jashtë kontrollit. I riu më pas filloi të abuzojë edhe fizikisht me “të dashurën” e tij. Vëzhguesit e rastësishëm vënë re se diçka e papëlqyeshme po ndodh dhe deshën të ndërmarrin ndonjë veprim ose të thërrasin policinë.
Më vonë situata ndryshoi. Aktorët e luajtën të njëtin skenar, vetëm se rolin e viktimës e mori mashkulli. Vajza filloi ta keqtrajtojë djalin dhe kalimtarët nuk reaguan si në rastin e parë./tetovanews.info