Shumica e vajzave do ishin të lumtura me një tufë lulesh, por në këtë fis në Etiopi, gjërat shkojnë shumë larg për të marrë të dashurën më të mirë.
Meshkujt e fisit përfshihen në një betejë me shkopinj, që është kaq e dhunshme, sa ndonjëherë luftëtarët vdesin.
Edhe pse meshkujt nuk kompesohen nëse lëndohen, familjet e atyre që vdesin marrin dëmshpërblim- zakonisht 20 lopë ose një vajzë nga familja e kundërshtarit.
Ata që fitojnë betejën, konsiderohen heronj dhe mund të zgjedhin vajzën më të bukur, duke marrë kështu vlerësimin e anëtarëve të tjerë të fisit.


























