Test: A di të flirtosh apo manipulosh?



1. Ç’politikë ndjek për sa i përket shpenzimeve?
a. Me pëlqen qe ai të të çojë në restorantet e shtrenjta
b. Herë paguan ai, herë unë
c. Gjithë shpenzimet i mbuloj vetë.

2. Ti del me një djalë të këndshëm, por të mërzitshëm. Ndërkohë, tërhiqesh nga një tjetër që flirton me ty. Ti:
a. E prish me të dashurin tënd, pasi është e kotë ta zgjasësh
b. S’bën asgjë! S’mund ta lësh dot.
c. Përdor të dashurin për ta bërë tjetrin xheloz dhe kur të jesh e sigurt për lidhjen me tjetrin, e mbyll me të dashurin tënd.

3. Ke puthur ndonjëherë një djalë dhe pastaj e ke injoruar totalisht?
a. Jo ka ndodhur e kundërta, ata nuk janë ndier mirë
b. Po, aq shpesh sa s’mbaj mend!
c. Vetëm një herë dhe akoma ndjehem fajtore.

4. Shoku i vëllait tënd s’është ë simpatik, por ka bileta për në kinema. Kur ai të fton të shohësh filmin, si sillesh?
a. Shkoj të shoh me të, por s’jam e detyruar t’i flas.
b. Sajoj diçka, sikur kam gjëra për të bërë
c. I them se s’mund të shkoj dhe i sugjeroj tim vëlla

5. Ke frekuentuar dikë për ca kohë dhe gjërat mund të “shtyhen” dhe më tej. Kjo s’ka për të ndodhur derisa:
a. Të ndihesh OK me këtë gjë
b. Ai e provon dashurinë e tij për ty duke të bërë një dhuratë.
c. Ai vendos se do ta shtyni.

6. Mendon se i dashuri s’të ka kushtuar shumë vëmendje. Ç’bën:
a. Përpiqesh të bëhesh dyfish më e këndshme ose u dhuron diçka.
b. Bën një bisedë mbi nevojën që ke për më shumë dashuri.
c. Bën sikur dikush të ka “gjuajtur” në supermarket.

7. Ke ndonjë sistem për “menaxhimin e njerëzve që tentojnë të të kontaktojnë?”
a. U jap numrin e telefonit, edhe pse s’dua që të dal me ta.
b. Kam një adresë tjetër e-mail-i për ata që njoh në Internet
c. Kam një celular për njerëzit normalë dhe një për marrëdhëniet romantike.

Nga 6 në 13:
Ti e di se s’ia vlen të ngulësh këmbë për çdo gjë, por të është mbushur mendja se po s’bëre përherë si do ai, ke për ta humbur. Mbas herës së katërt, kur do thuash “S’e di, çfarë do ti të bësh?” ai ka për të menduar se je e squllët dhe e turpshme. Po e vë veten në një pozitë inferiore dhe kjo s’do të të pëlqejë aspak.

Nga 4 në 19:
Je e aftë të gjesh kënaqësi emocionale nga djemtë e kësaj bote pa i tërhequr ata prej hunde. Di të krijosh distancë me njerëzit të cilët s’të interesojnë, madje të pëlqejnë dhe flirtet, pa e tepruar dhe lënduar njerëzit e tjerë. Shkurt, ke mësuar atë që njerëzve të tjerë u duhet një jetë e tërë për të kuptuar.

Nga 20 në 24:

Pas një takimi me ty edhe djali më i urtë do të mendojë se të gjitha femrat janë djallëzore. Mos ndoshta je lenduar nga ndonje djalë në të kaluarën dhe tani do të hakmerresh me të gjithë meshkujt e planetit? Apo martesa e prindërve të tu ka qenë një dështim? Je “e keqe” në mënyrë absolute, lër mënjanë sjelljen manipulative dhe sillu me të tjerët siç do që ata të sillen me ty.