Ngjyra është gjithçka… Në shtëpi, në punë, në restorant, përpara pasqyrës… Ngjyra na evokon, na bën të ndihemi mirë, na komunikon. Që në fëmijëri ne mësojmë t'i dallojmë dhe t'i kujtojmë ngjyrat, duke krijuar marrëdhënie me botën që na rrethon në bazë të ngjyrave me të cilat ajo është pikturuar… Kromoterapia është shkenca që tregon lidhjen e fortë dhe intense që kanë ngjyrat me emocionet. Faktikisht, duke u bazuar në disa studime të fundit, është vënë re që ngjyrat ndikojnë shumë në psikologjinë tonë, çdo ndjesi ka një ngjyrë të vetën... Çdo ditë e jetës sonë ka ngjyrën e saj, të cilat na vendosin në harmoni me botën që na rrethon.
Zbulo cilës ngjyre i përket
Janë zbuluar 4 tipa "femrash-ngjyrat" në bazë të stinëve. Po ti, çfarë stine je? Ja si mund të zbulosh dhe disa këshilla të mundshme për të harmonizuar trukun tënd me fytyrën dhe personalitetin tënd.
1. Je pranverë nëse…
" I ke linjat e fytyrës delikate dhe në harmoni perfekte, pa kontraste të theksuara
" Flokët ngjyrë mjalti
" Lëkurën në ngjyrë të hapur, pakëz të artë
" Sytë jeshile, të kaltra, lajthi
Duhen zgjedhur:
Buzëkuqi: Nuanca të buta si ngjyrë salmoni, ose pjeshka, ndoshta dhe një rozë e butë.
Toni i syve: Më të përshtatshme për tipin e fytyrës janë tonet në formë kremi në tonalitetet e tokës, gjithashtu dhe bluja dhe grija.
Kremi pudër: Të gjitha tonalitetet e ngjyrës pjeshkë.
2. Je verë nëse:
" I ke flokët ngjyrë gruri, bionde e pastër
" Fytyrën e ndritshme dhe solare. Fytyra jote shpreh delikatesë dhe ekuilibër.
" Ke një lëkurë shumë të hapur, me tendencë drejt të kuqes.
" Sytë të kaltër, të thellë.
Duhen zgjedhur:
Buzëkuqi: Me nuanca çiklamini dhe rozë e ndezur.
Toni i syve: Blu, gri, e kaltër delikate, e rozë e sfumuar.
Kremi pudër: Të gjitha tonalitetet e të kuqes
3. Je vjeshtë nëse…
" I ke flokët gështenjë, me sfumatura të bronzta
" Fytyrën me linja të ngrohta dhe të buta, që i japin fytyrës tuaj ëmbëlsi dhe harmoni.
" Lëkurë të hapur, me një hije ngjyrë pjeshke.
" Sytë kafe të shndritshëm, të vendosur dhe intensivë.
Duhet zgjedhur:
Buzëkuqi: Ngjyrë toke, karamele dhe i kuq
Toni i syve: Tonalitetet të arta
Kremi pudër: Kafe, ngjyrë floriri
4. Je dimër nëse
" I ke flokët e zeza, ose me nuanca të zeza në blu, por dhe gështenjë e errët.
" Qerpikët e errtë vënë në pah një shikim intensiv, ke një tërheqje manjetike dhe agresive.
" Lëkura të zbehtë.
" Sytë ngjyrë e zezë, si magnet
Duhet zgjedhur:
Buzëkuqi: Ngjyra të vendosura dhe të forta, si ngjyra e kumbullës dhe e kuqja e ndezur.
Toni i syve: Shikimit intensiv që ke i përshtaten shumë mirë ngjyra e zezë, blu dhe grija perlë.
Kremi pudër: Ngjyrë rëre.






