Të gjitha kanë frikë nga banesa e mallkuar: Ndodhin vetëvrasjet, sëmundjet dhe shkurorëzimet! (Video)

                  Të gjitha kanë frikë nga banesa e mallkuar: Ndodhin vetëvrasjet, sëmundjet dhe shkurorëzimet! (Video)

 

 Një apartament luksoz në New York nuk mund të gjejë blerës. Arsyeja thonë se është: mallkimi!

Banesa në rrugën Lindje 64, gjendet në vendet më të preferuara të metropolit. Nga tarraca në katin 12 ofrohet pamje e mrekullueshme në Central Park dhe në rrokaqiellin Chrysler.
Apartamenti nën çati gjendet në shitje. Por, nuk ka blerës, sepse thuhet se aty është hedhur mallkimi. Për këtë fajësohet Bernie Madoff, financieri i cili bëri mashtrimin më të madh në historinë e SHBA me 65 miliardë dollarë dhe i cili në Karolinën e Veriut vuan dënimin me 150 vjet burg, transmeton Telegrafi.

Edhe pse vuan nga kanceri i veshkave, askush nga familja nuk e viziton. Banesa ku është vrarë djali i tij Michael, meqë thuhet se nuk mund ta duronte presionin e skandalit, nuk është “dëshmia” e vetme për mallkimin që përflitet. Secili që kishte lidhje me Madoffin i frikësohet kësaj. Kështu, djali i kontabilistit të tij kryesor, David Friehling, ka bërë vetëvrasje. Ndërsa, të njëjtën e bëri, për shkak të humbjeve materiale, bankari Thierry de la Villehucheta. Të vdekur në pishinë e gjetën edhe Jeffry Picoweran, për të cilin thuhet se më së shumti përfitoi nga këto mashtrime. E, djali i madh i Madoffit, po ashtu vuan nga kanceri në veshka.

Apartamentin më 2011 e ka shitur gjykata për të mbledh para për viktimat e mashtrimeve të Madoffit. Askush nuk donte ta blinte për 9.9 milionë dollarë, kështu që e ulën çmimin dhe e tërhoqën për blerje mbretin e lodrave Al Kahn dhe gruan e tij Patsy.

Për shtëpinë luksoze të njeriut më të urryer në Shtetet e Bashkuara u dhanë tetë milionë dollarë. Banesa u rinovua plotësisht. Patsy Kahn, menjëherë pas blerjes, tha në një intervistë se është e shqetësuar “rreth karmës që ka banesa” dhe shqetësimi i saj nuk ishte i gabuar, meqë ajo ndahet nga burri. Tashti Patsy e ka vënë banesën në shitje. Për të kërkoi 16 milionë dollarë, ndërsa çmimin e uli në 14 milionë. Por, blerës nuk ka, sepse të gjithë frikohen nga mallkimi.