BANGKOK, 7 maj /ATSH-AFP/ - Ministri i Tregtisë u emërua sot kryeministër duke zëvendësuar Yingluck Shinawatra, shkarkuar pak më parë nga Gjykata Kushtetuese, njoftoi qeveria.
“Qeveria vendosi të emërojë Niwattumrong Boonsongpaisan në postin e kryeministrit të përkohshëm”, deklaroi zëvendëskryeministri, Phongthep Thepkanjana për shtypin.
Gjykata Kushtetuese vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryeministres tajlandeze, Yingluck Shinawatra, pasi e shpalli fajtore për abuzime me pushtetin duke e zhytur vendin akoma më shumë në krizë.
“Yingluck nuk mund të mbajë më postin e kryeministrit duke marrë parasysh çështjet aktuale”, deklaroi një gjyqtar i Gjykatës në leximin e vendimit, transmetuar në televizion.
Gjykata vendosi gjithashtu dhe largimin e të gjithë ministrave të përfshirë në çështjen lidhur me transfertën për një funskionar të lartë