Një mot i vështirë përfshiu sot, gjatë orëve të paraditës, kryeqytetin kroat, Zagrebin. Rrugët e qytetit u vërshuan si pasojë e motit të lig, të shoqëruar nga bubullimë, stuhi ere, breshër dhe reshje shiu.
Në shumë pjesë të qytetit u kërkua ndihmë urgjente nga zjarrfikësit. Njoftohet se komunikacioni është vështirësuar.