![]() |
Hersi Matmuja |
Këtë vit Shqipëria do të prezantohet nga Hersi Matmuja me këngën “Zemërimi i një nate”, versioni i të cilës do të këndohet në anglisht (One Night’s anger). Vendi ynë do të dalë në skenë i gjashti dhe pjesëmarrës në gjysmëfinalen e parë janë edhe Armenia, Letonia, Estonia, Suedia, Islanda, Rusia, Azerbajxhani, Ukraina, Belgjika, Moldavia, San Marino, Portugalia, Hollanda, Mali i Zi dhe Hungaria. Për të kaluar në natën finale Shqipërisë i duhet të marrë votat e jurive dhe votuesve të shteteve pjesmarrëse në natën e parë. Vetem qytetarët e vendeve që marrin pjesë së bashku me Shqipërinë në gjysmëfinalen e parë mund të votojnë të martën në mbrëmje për vendin tonë. Shpresat më të mëdha për Shqipërinë qëndrojnë tek Mal i Zi, San Marino, Belgjika dhe Hungaria vende të cilat edhe në edicionet e kaluara kanë vlersuar më pikë performancat e vendit tonë. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në 15 vendet pjesëmarrëse në natën e parë kanë mundësinë të mbështesin nëpërmjet votimit këngën shqiptare. Eurovisioni do të vazhdojë me gjysmëfinalen e dytë më 8 maj dhe finalen 10 majit, ku ne shpresojmë të jemi të pranishëm.
Në videon e publikuar më poshtë, janë provat zyrtare që Hersi Matmuja ka zhvilluar përpara prezantimit që do të bëhet mbrëmjen e sotme.