Bosnja dhe Hercegovina gati dy ditë që po përballet me përmbytjet e ujit duke shkaktuar dëme të rënda materiale dhe kaos të vërtet ku në disa komuna është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Situata është alarmante në qytetin Zavidoviçi, ku lumi Bosnja ka arritur të shkatërrojë urën “Duga”.
Autoritet e BeH janë duke vazhduar evakuimin e njerzve nga zonat e rrezikuara, dhe në disa komuna ka shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme./TetovaSot/