Shqiptarët nuk kanë para, por kanë vetura që nuk i ndalin, celularë të shtrenjtë me të cilat flasin shpesh me tarifën e lirë dhe të holla për festimin e mbrëmjeve të semimaturës, të maturës dhe të mbarimit të fakultetit. Vetëm libra për të blerë nuk kanë para, këtu plotësisht i kuptoj, ngase shkëlqyeshëm këta kanë kuptuar se edhe pa libra i dilet në fund maratonës së arsimimit.
Burimi:Iljasa Salihu





