Lufta e ka futur Sirinë në një situatë ekonomike të tmerrshme, e zhytur në varfëri më shumë se gjysma e popullsisë dhe sektorët e edukimit dhe të shëndetësisë janë të rrënuar, sipas një raporti të ri të OKB-së.
Siaps këtij dokumenti, që përfshin gjashtëmujorin e fundit të 2013, tre sirianë në katër jetojnë në varfëri dhe më shumë se gjysma (54,3 për qind) në varfëri ekstreme.
Me e keqja, rreth 20 për qind e popullsisë nuk ka më mundësitë të plotësojë nevojat bazike dhe në rajonet e rrethuara vuajnë nga uria dhe nga të kequshqyerit.
Papunësia është rritur duke kaluar nga 10,3 për qind në 2011 në 54,3 për qind në tremujorin e fundit të 2013.
Rreth 2,67 milionë sirianë humbën punën e tyre që prej fillimit të konfliktit në mars të vitit 2011, duke prekur 11 milionë persona që vareshin nga të ardhurat e tyre personale.
Provincat me të prekura nga ky kamzhik gjednen në verilindje të Sirisë. Bëhet fjalë për provincat me maxhorancë kurde të Hassakas dhe të Raqas, që janë nën kontrollin e xhihadistëve ultraradikalë të Shteti Islamik në Irak dhe Levant (EIIL) me një papunësi të nivelit 65 për qind.
Në të kundërt, më pak të prekurit janë ato provinca që nuk janë prekur shumë nga lufta, kryesisht provincat perëndimore të Tartusit dhe Latakias.
“Siria është e mbytur nga papunësia”, theksoi Alex Pollock, drejtor i mikrofinancës në Zyrën e Ndihmës dhe Punës në Kombet e Bashkuara për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), që ka punuar edhe me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) dhe Qendrën Siriane të Kërkimeve Politike për të ndërtuar këtë raport.
Konsumi privat ka pësuar goditje nga kjo krizë gjithashtu me një ulje prej 25,5 për qind në semestrin e vitit 2013 në raport me të njëjtën periudhë me vitin 2012, shpenzimet e familjeve limitohen vetëm në nevojshmërinë absolute, ushqimi dhe qeraja, për personat e shpërngulur.
Gjednja ekonomike është përkeqësuar edhe nga inflacioni që ka arritur 178 për qind që prej vitit 2011.
Ndërsa PBB-ja është zvogëluar me 41 për qind në raport me vitin 2010, një humbje e vlerësuar në shumën 70,88 miliardë dollarë që prej fillimit të krizës. Madje struktura e saj ka ndryshuar krejtësisht pasi është vetëm tregëtia e brendshme dhe shërbimet qeveritare që përfaqësojnë pjesën më të madhe të PBB-së ndërkohë që bujqësia dhe industria janë zhdukur.
Shpenzimet ushtarake kanë njohur një rritje të lartë duke kaluar nga 1,7 për qind e PBB-së në vitin 2011 në 15,9 për qind në vitin 2013.
Sistemi arsimor është në buzë të shkatërrimit me më shumë se gjysmën e fëmijëve në moshë shkollore (51,8 për qind) që nuk shkojnë më në shkollë. Ky proporcion arrin në më shumë se 90 për qind në Raqqa dhe Alepo dhe 68 për qind në Damaskun rural. Në fund të vitit 2013, 4 000 shkolla nuk ishin më funksionale sepse ato ishin shkatërruar, dëmtuar ose prisnin refugjatë.
Sistemi i shëndetësisë është i goditur nga dëmet që i janë shkaktuar infrastrukturës mjekësore, largimit të profesionistëve, vdekjes dhe plagosjeve të personelit mjekësor dhe shkatërrimit të industrisë farmaceutike.Sot, 61 nga 91 helikopterë publik janë dëmtuar dhe gati gjysma (45 për qind) janë jashtë shërbimit, ndërkohë që 53 spitale private janë prekur gjithashtu.






