Shembet muri i stadiumit, N’Diaye në rolin e heroit (VIDEO)


Sfida mes Osasunës e Betisit u ndërpre për disa minuta pasi muri që ndanë fushën me tribunat u shemb kur vendasit po festonin golin e shënuar.Ndeshja e xhiros së fundit të La Ligës spanjolle mes Osasunës dhe Betisit nuk pati një rrjedhë normale.
Kjo pasi, tifozët vendas iu gëzuan tejmase goli të parë të shënuar nga skuadra e tyre.
Duke festuar golin, tifozët shembën barrierën që ndanë fushën me tribunat, duke u rrëzuar përtokë.
E, lojtari mysafir, Alfred N’Diaye luajti rolin e heroit duke ndihmuar një fëmijë i cili ishte i tronditur nga rrëzimi.