SHBA – Ushtria amerikane braktis 21 instalime të parëndësishme në Evropë


Ushtria amerikane do të braktisë 21 instalime të parëndësishme, si poligone qitjeje dhe godina në Gjermani, Itali dhe Danimarkë në kuadër të kursimeve ekonomike, deklaroi sot Pentagoni.
Shpenzimet që do të kursehen arrijnë shifrën 60 milionë dollarë në vit.
“Asnjë nga këto rregullime nuk do të prekë numrin e ushtarëve të vendour apo kapacitetin ushtaral. Këto kursime do t’i mundësojnë komandës amerikanë në Evropë që të përdorë të ardhurat drejt misioneve me prioritet të lartë”, thekson në një komunikatë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
“Këto rregullim të infrastukturave të parëndësishme dhe jofunksionale u caktuan në kuadër të një auditi të gjerë të kryer në fillim të vitit 2013 për sa i përket gjithë infrastrukturës dhe bazave amerikane në Evropë”, sipas Pentagonit.
“Këto shkurtime ekonomike në disa qeveri evropiane nuk kanë aspak të bëjnë me numrin e trupave amerikane të vendosura në vendet e NATO-s”, theksoi Pentagoni i shqetësuar që të tregojë angazhimin amerikan në Evropë në mes të një preiudhe tensionesh me Rusinë.
Në Evropë aktualisht ndodhen rreth 67 mijë ushtarë amerikanë, kryesisht në Gjermani (40 mijë), në Itali (11 mijë), në Britaninë e Madhe (9 500), në Spanjë dhe në Turqi.
Në fund të Luftës së Ftohtë, Në vendet e NATO-s ndodheshin më shumë se 280 mijë ushtarë amerikanë.

Related Posts: