Këngëtarja kolumbiane, Shakira, befasoi të dashurin e saj, Gerard Pique, me një puthje gjatë ‘Billboard Music Awards 2014’.
Shakira u emocionua aq shumë në ‘Billboard Music Awards 2014’, duke mos kursyer asgjë nga vetja.
Pas paraqitjes së saj në skenë, këngëtarja kolumbiane vrapoi te i dashuri i saj, të cilët i dha një puthje pasionante.
Të pranishmit mbetën të habitur me veprimin e këngëtarës, e cila madje iu hodh sipër mbrojtësit të Barcelonës, përcjell El Mundo Deportivo.






