Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se forcat qeveritare kanë rikthyer kontrollin e aeroportit të Donjeckut, të cilin separatistët kanë bërë përpjekje ta uzurpojnë një ditë më parë. Separatistët thonë se së paku 30 e ndoshta deri në 100 luftëtarë janë vrarë. Megjithatë, të dhëna zyrtare për viktimat nuk ka. Avakov ka thënë se asnjë ushtar i Qeverisë ukrainase nuk është vrarë. Petro Poroshenko, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, ka thënë se dëshiron të bisedojë me Moskën për zgjidhjen e krizës.
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) njoftoi sot se ka humbur që dje në mbrëmje kontaktet me një prej ekipeve të veta të vëzhguesve në Donetsk, në zonën rebele në lindje të Ukrainës.
“Misioni special i vëzhgimit i OSBE-së humbi kontaktin dje rreth orës 18:00 me njërin prej ekipeve të saj që ndodhen në Donetsk, të cilët po kryenin një patrullim të zakonshëm”, njoftoi organizata në një komunikatë.
OSBE-ja njoftoi se bëhet fjalë për katër anëtarë ndërkombëtarë të misionit special të vëzhgimit por pa përcaktuar kombësinë e tyre.
Luftime të përgjakshme shpërthyen mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë dje rreth aeroportit ndërkombëtar të Donetskut që u pushtua nga kryengritësit dhe që Kievi deklaroi sot se e mori sërish nën kontroll.
Më shumë se 1 000 vëzhgues të OSBE-së dhe organizma të tjera ndërkombëtare u vendosën në Ukrainë për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën dhe ku fitoi miliarderi properëndimor Petro








