Rita çon Glasgoun në këmbë (Foto)


Rita Ora performoi hitet e saj në ‘BBC Radio 1 Big Weekend’ të dielën. Gjatë performancës në Gllasgou, ajo kishte veshur një kostum sportiv Adidas, ku dhe prezantoi modelin më të ri të flokëve me gërsheta shumëngjyrëshe.

Gjatë shfaqjes së ‘BBC Radio 1 Big Weekend’, performuan edhe Chris Martin, Ed Sheeram, Lily Allen dhe shumë artistë të tjerë.
Gjithashtu, në prapaskenë Rita Ora ndoqi edhe të dashurin DJ Calvin Harris që krijoi një atmosferë klubi për të gjithë të pranishmit.
Suksesi për Ritën nuk ka të ndalur. Ajo është artistja e parë femër që ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e veshjeve sportive Adidas.
Hiti i saj “I Will Never Let You Down” po thyen rekordet, ku prej disa javësh është në krye të klasifikimeve britanike. /TCH/