Legjendari i mbiquajtur këmbëmadhi, një qenie me dy këmbë që sipas gojëdhënave jeton nëpër male të humbura njoftohet se është parë në malet e thella të Kanadasë.
Për ekzistencën e kësaj qenieje tashmë shumë misterioze ka shumë informacione, asnjë prej të cilave deri tani nuk ka qenë në gjendje të thotë fjalën e fundit për këtë mister.Rasti i fundit vjen nga Kanadaja.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një filmim të një alpinisti kanadez, i cili ka mundur të fiksoje me videokameran e tij një krijesë që lëvizte neë malet e larta me dëborë në rajonin e thellë të Squamish-it në Kanada.
Ai ishte në gjendje te lëvizte, ndonëse pamjet vijnë prej shumë larg, dhe janë vështirë të identifikueshme, edhe në pendenca, të cilat janë të pamundura nga njerëzit pa mjetet e nevojshme në të tilla raste.
Alpinisti, Myles Lamont, e ka hedhur këtë video në YouTube, dhe aty ai shpjegon se qenia ishte trupmadhe dhe lëvizte në terrene të vështira, pa asnjë lloj pajisje dhe pa veshjen e nevojshme, që zakonisht mbajnë alpinistet për të qenë të dukshëm dhe më të sigurt.
Hapi i tij ishte shumë i sigurt, i fuqishëm dhe shumë më i shpejte se ai i njeriut normal, thotë kanadezi.
Burimi: Gazeta Express