Nga Gavin Hewitt, BBC
Revolta e qytetarëve evropiane prej shumë kohësh është parë si në rritjen e zërave për pakënaqësitë, protestat kundër masave të ashpra të kursimit, si dhe rritjet e partive euro-skeptike.
Habia nuk mund të fshihet kur një parti anti-evropiane kryesonte sondazhet në Francë. Pak kohë më parë partia Fronti Kombëtar u distancua në frontin ekstremist të politikës franceze.
Kryeministri francez Manuel Valls nuk u kursye për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare evropiane në Francë. Ai u shpreh se është më shumë se sa një lajm alarmant, është një shokim, është një tërmet.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve bëhet akoma më befasues, pasi Franca dhe Gjermania janë arkitektët e krijimit të Evropës. Tashmë kryetarja e Frontit Kombëtar Marine Le Pen po e quan tashmë këtë rezultat si hapi i parë i një marshimi të gjatë drejt lirisë, larg Bashkimit Evropian.

Ndikimi i krizës ekonomike
Por çfarë ndodhi? Vota në fakt është padyshim në një farë mënyrë protestim. Qeveritë socialiste janë të përbuzura nga votuesit dhe papunësia mbetet e lartë. Ekonomia franceze ka mbetur e palëvizur.
Marine Le Pen në mënyrë të zgjuar ka ndikuar tek votuesit duke përdorur pasigurinë mbi punësimin në këto kohë të këqija që BE ka kaluar. Ajo e kupton frikën e emigrimit, kur rreth 26 milion evropian kanë mbetur të papunë. Gjithashtu duhet të përmendim se abstenimet në këto votime kanë ndihmuar në fitoren e Frontit Kombëtar.

Por frika e emigrimit duket se ka ndikuar shumë në vendet si Danimarka dhe Austria të djathtat ekstreme kryesojnë fuqishëm sondazhet.
Por kriza ekonomike në Evropë është vënë në dukje më së shumti në rezultatet në Greqi. Zgjedhjet në këtë vend u fituan nga e majta radikale Syriza. Fushata zgjedhore e kësaj partie ishte e fokusuar në ndaljen e reformave të kursimit që sipas tyre ka shkaktuar kaosin social dhe katastrofën ekonomike.

Lideri i kësaj partie Aleksis Tsipras tha se udhëheqja evropiane e ke shndërruar vendin si vendi i origjinës së krizës ekonomike. Duke u bazuar se ekonomia greke ka rënë me 26% në pesë vitet e fundit, Syriza kishte mundësi për të arritur rezultate edhe më të mira duke kërcënuar në këtë mënyrë koalicionin qeverisës.
Italianët bëjnë hapa pas
Interesante janë rezultatet në Itali ku kryeministri i ri i qendrës së majtë, Matteo Renzi, po premton një reformë radikale dhe votuesit i dhanë 40% të votave. Ndërkohë që partia “Pesë Yjet” e aktorit Beppe Grillo u rendit e dyta. Duket se italianët janë të uritur për reforma.

Gjithashtu edhe në Gjermani, e angazhuar me një shumicë dërmuese në BE, një parti e re euro-skeptike AfD arriti të merrte 6% të votave. Kjo parti nuk është kundër BE-së, por kundër valutës euro. Pjesëmarrja e gjermanëve në këto zgjedhje mbeti e njëjtë me zgjedhjet e kaluar me pak më shumë se 43%. Pavarësisht se u shpenzuan shumë para për reklamimin e këtyre zgjedhje, dhe pavarësisht se nga këto zgjedhje do të zgjidhej dhe Presidenti i ri i Komisionit Evropian, duket se votuesit gjerman nuk u joshën aspak.
Çfarë pritet të ndodhë më pas? Presidenti francez tha se duhet të mësohet nga ky rezultat. Ndërkohë që të tjerë thonë se 70% e ligjbërësve do të jenë pro Bashkimit Evropian dhe se ata do të vijojnë me normalitet axhendat e Parlamentit dhe se në çdo rast partitë e reja ekstreme do të jenë të gatshme që të punojnë me ta.

Kur rezultatet e këtyre zgjedhjeve tashmë janë të ditura, dhe ata që thonë se nga këto zgjedhje duhet mësuar, atëherë kjo do të thotë që Evropa me të vërtetë ka nevojë për reforma, që do të thotë që BE në tërësi duhet të bëjë më pak, dhe të japë pushtetit tek shtetet anëtare. Partitë e reja nga këto zgjedhje e shohin zgjidhjen tek moszgjerimi i BE.
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se fitorja e Frontit Kombëtar është një sinjal i fortë për BE.
“Nuk ka asnjë dyshim se shumë parti popullore, euro-skeptike dhe parti nacionaliste po hyjnë në Parlamentin Evropian”,- tha ai.