Një marrëveshje pajtimi mes Veriut dhe Jugut të Qipros do të sillte një përfitim financiar rreth 20 miliardë euro për ekonominë e ishullit e goditur rëndë nga recesioni, sipas një studimi të publikuar sot.
Një studim i të ardhurave për banor prej rreth 12 mijë euro, gati 20 miliardë euro fitime për ekonominë, dhe një rritje me 2,8 pikë në rritje mesatare të GDP-së reale për gati 20 vjet, i tillë do të ishte impakti ekonomik i një marrëveshjeje paqeje sipas studimit të titulluar “Rishqyrtim i përfitimeve të paqes për Qipron”.
Përveç kësaj, një marrëveshje do të eliminonte pothuajse tërësisht pabarazinë e të ardhurave në mes të turqve qipriotë dhe grekëve qipriotë, shton studimi i kryer nga ekonomistë vendas dhe financuar nga vendet skandinave.
Sipas raportit, të dy palët e ishullit do të kishin benefite, në sajë të përfitimeve për hapjen e tregut turk, të 74 milionë banorëve për qipriotët grekë, dhe hapjen e tregut evropian të 500 milionë banorëve për qipriotët turq.
GDP-ja e ishullit në tërësinë e tij do të shkonte në rreth 20 miliardë euro në vitin 2016 dhe rreth 45 miliardë në 2035, kundrejt 25 miliardë në 2035 pa një marrëveshje të paqes, thekson studimi.
Në mënyrë të ngjashme, rritja mesatare ekonomike do të ishte 4,5 për qind për më shumë se 20 vjet, kundrejt 1,6 për qind pa marrëveshje.






